Shpallje pozicionesh vakante pranë TESS

Shpallje pozicionesh vakante pranë TESS

REKTORI I KOLEGJIT PROFESIONAL TË LARTË TESS SHPALL VEND VAKANT

Kolegji Profesional i Lartë TESS shpall vende vakante për staf akademik sipas kërkesave të departamenteve si më poshtë vijon:

  • Specialist finance me kohë të pjesshme.
  • Pedagog për lëndën e nutricionit dhe dietologjisë, me kohë të pjesshme.

 

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin e Kolegjit dhe Rregulloren e Institucionit, si Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”  e në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, janë si më poshtë:

  • Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve
  • Preferohet eksperienca në mësimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
  • Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Letër interesi.
  • CV e plotë.
  • Fotokopje e diplomave.
  • Fotokopje e certifikatave të notave.
  • Fotokopje të dëshmive kualifikimi të ndryshme, të noterizuara.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Fotokopje e pasaportës ose një dokument identifikimi.
  • Fotokopje e noterizuar e librezës së punës nëse ka.

 

Diplomat, certifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, duhet të jenë të përkthyera dhe të shoqërohen me certifikatën e njehsimit, bazuar në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” Dokumentacioni duhet dërguar në Kolegjin Profesional të Lartë “TESS”.

Dokumentacioni duhet dërguar në Kolegjin Profesional te Lartë TESS.

Adresa: Rruga “Gjeneral Nikols” Pallati Shushica, kati i parë. Tiranë, Shqipëri.

E-mail: info@tess.al