Profilet dhe lëndët

Tirana Esthetics and Style School është shkolla e parë, e vërtetë, e cila krijon profesionistë me njohuri të plota në programet e estetikës dhe make up përmes një programi rigoroz studimi. Asgjë nuk i lihet rastit.

Profili Make Up

Profili Make Up është një program 1-vjeҫar.

Ky program studimi është krijuar për të mundësuar një formim të plotë e gjithë përfshirës për të fituar njohuritë e nevojshme për profesionin e make-up artist. Kjo mund të arrihet duke maksimizuar aftësitë krijuese të studentëve e duke përforcuar talentin që ata kanë, për të qënë përgatitur të plotësojnë të gjitha kërkesat si profesionistë të fushës në nivelet e kërkuara në industrinë e make up-it të ditëve të sotme.

Programet përfshijnë leksione mbi rëndësinë e studimeve teorike, të kombinuara me demostrime, praktika një-më-një dhe projekte individuale.

Kohëzgjatja: 900 orë mësimore (teori + demostrim + praktikë)

Kriteret e pranimit:

  • Mosha mbi 18 vjeç
  • Diplomë e Maturës Shtetërore

 

Programi i studimit është i përshtatshëm për të gjithë ata që kanë interes për fushën e make up-it. Aplikantët duhet të kenë njohuri bazë në aplikimin e make up-it dhe/ose kozmetologji.

Lëndët e programit të Make Up

Lëndët:

Beauty Make Up

Fashion Make Up

Bridal Make up

Lëndët:

 Fotografi

Historia e Bukurisë

Teoria e Ngjyrave

Kompozim

Arti i së Bukurës në Modë

Lëndët:

Marketing

Menaxhim

E drejta Tregtare

Informatikë

Lëndët:

Gjuha Angleze profesionale

Gjuha Italiane profesionale

Moduli 2 nis prej 5 shkurtit.

Profili për Estetikë

Profili Estetikë është një program 2-vjeҫar.

Programi i studimit për estetistët synon të krijojë profesionistë në fushën e estetikës. Roli kryesor i estetistes është të kujdeset për lëkurën dhe kjo mund të arrihet duke pasur një profil të plotësuar në 360 gradë për sa i përket të gjitha njohurive teorike, informacionit që merret nga studimet shkencore, e gjithashtu demostrimeve dhe praktikave në të gjitha disiplinat e fushës.

Kohëzgjatja: 2 vite nga 900 orë mësimore ҫdo vit (teori + demostrim + praktikë)

Kriteret e pranimit:

  • Mosha mbi 18 vjeç
  • Diplomë e Maturës Shtetërore

 

Programi i studimit është i përshtatshëm për të gjithë ata që kanë interes për fushën e estetikës. Aplikantët duhet të kenë njohuri bazë në kujdesin për lëkurën dhe/ose kozmetologji.

Lëndët e programit të Estetikës

Lëndët:

Dermatologjia për estetistë

Higjienë, Anatomi dhe Fiziologji Humane

Dietologji dhe Nutricion

Pastrimi i Fytyrës

Teknikat Bazë të Masazhit

Trajtimet dhe Ritualet Bazë

Kimi dhe Kozmetologji

Trajtimet Estetike të Duarve dhe Këmbëve

Teknikat e Depilimit

Roli dhe Figura e Estetistes

Lëndët:

Beauty Make Up

Lëndët:

Historia e Bukurisë

Lëndët:

Marketing

Menaxhim

E drejta Tregtare

Informatikë

Lëndët:

Gjuha Angleze profesionale

Gjuha Italiane profesionale

Moduli 2 nis prej 5 shkurtit.

Çertifikata

Në përfundim të programit Estetikë dhe Make up, studentët tanë do të pajisen me një çertifikatë të lëshuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Profili Make Up është një program 1 vjeҫar dhe certifikata do të lëshohet në përfundim të përvetësimit të të gjithë lëndëve të kurrikulës, ndërsa certifkimi në profilin Estetikë do të kryhet në përfundim të kurrikulës 2 vjeҫare e cila është e ndarë në 5 grupe.