Rreth Davines

“Davines” u themelua në Parma në 1983 nga familja Bollati. “Davines Group” nisi si një laborator kërkimi për produktet e kujdesit për flokët dhe sot është një kompani ndërkombëtare nga më të mëdhatë.

Në vitin 1996 u themelua dhe “Comfort Zone”, linja e dedikuar kujdesit të lëkurës veçanërisht për SPA-të.

Vizioni i “Davines”: “Duke krijuar bukurinë të qëndrueshme, ne inkurajojmë njerëzit që të kujdesen për veten e tyre, për mjedsin ku jetojnë, punojnë, për gjërat që ato duan”.

Misioni i “Davines”: “Të frymëzojmë dhe përmirësojmë cilësinë e jetës në punën tonë profesionale përmes koncepteve të bukurisë dhe produkteve dhe shërbimeve që e ofrojnë këtë përvojë unike për klientët e tyre”.

Filozofia e “Davines”: “Ideali ynë i bukurisë e gjen frymëzimin e tij në konceptin e ekuilibrit midis substancës dhe formës. Stili ynë është i frymëzuar nga thjeshtësia, harmonia dhe shija e mirë”.

Davines Heart & Soul

Puna: një mundësi e përditshme për të shprehur veten dhe për t’u përmirësuar dhe rritur së bashku me njerëzit e tjerë. Kjo është ajo që “Davines” e konsideron thelbësore, madje më shumë se investimet në sistemet dhe strukturat prodhuese.

“Davines është dhe dëshiron të mbetet një kompani tradicionale artizanale që kupton se njerëzit përfaqësojnë pasurinë e saj themelore” – Davide Bollati.

“Davines” jo vetëm që dëshiron të bëhet kompania kozmetike më e bukur në botë, por edhe më etike. Fjala “etike”  lidhet me artin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira me veten, me të tjerët dhe me mjedisin ku jetojmë.

Filozofia

Misioni ynë është të promovojmë një stil jetë holistik, me shpirt, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, duke ofruar zgjidhje të avancuara, të ndërgjegjshme e të bazuara në studime shkencore, për të përmirësuar në mënyrë të dukshme lëkurën, trupin dhe mendjen.

Lëkura është fokusi ynë: Kërkimet tona të vazhdueshme synojnë të kuptojnë lëkurën dhe të sigurojmë në mënyrat më të mira bukurinë dhe vitalitetin e saj.

Shkenca është guida jonë, shkenca është ajo që na drejton: Kërkimet më të avancuara mjekësore dhe shkencore na drejtojnë në përmirësimet tona të vazhdueshme dhe në rrugën drejt ekselencës.

Shpirti e bën ofertën tonë unike: Ne kujdesemi për njerëzit, jo vetëm për lëkurën e tyre.

Qëllimi ynë madhor është të ndihmojmë dhe t’i inkurajojmë ata të kujdesen për veten e tyre dhe të jetojnë me më shumë ndjenjë.

Historia

“Comfort Zone” u konceptua në Parma, Itali, në 1996 si divizioni i kujdesit për lëkurën i Davines Group, një kompani familjare e cila është ende nën duart e kujdesin e Familjes Bollati. Ajo cfarë nisi si një laborator kërkimi dhe prodhimi për zhvillimin e formulave të një cilësie të lartë është rritur në një gamë të gjerë trajtimesh për spa dhe të kujdesit në shtëpi, të cilat janë të vlerësuara dhe shpërndahen ndërkombëtarisht.

Zhvillimi i “Comfort Zone” qëndron në vizionin dhe të kaluarën shkencore të Presidentit Dr. Davide Bollati, farmacist dhe kimist kozmetik, i cili gjithmonë ka vlerësuar kërkimet gjithëpërfshirëse dhe të vazhdueshme për të mbështetur zotimin e tij për të shkëlqyer.

Filozofia

“Jeta është një skenë në të cilën secili nga ne performon pjesën e tij. MAKE UP FOR EVER synon jo vetëm të jetë në shërbim të artistëve dhe t’i shoqërojë ata në performancat e tyre, por gjithashtu të ndihmojë çdo femër të mishërojë atë çfarë ajo vërtetë do të jetë, çdo ditë”. Dany Sanz

Në “MAKE UP FOR EVER”, ne besojmë se “jeta është një skenë” dhe njerëzit janë artistët e jetës së tyre. Marka lejon këdo të krijojë karakterin e tij dhe të shfaqë individualitetin dhe personalitetin që ka.

Misioni ynë është të krijojmë, të edukojmë, të lartësojmë. “MAKE UP FOR EVER” lejon këdo të ketë akses tek të gjitha produktet dhe përfitimet të cilat i shijojnë artistët profesionistë të make up-it. Marka ka punuar gjithmonë me profesionistë për të qëndruar në pozicionet lider për sa i përket avantazheve teknologjike, të formulimeve dhe ato artistike.

“MAKE UP FOR EVER” e ndan pasionin nëpërmjet edukimit. duke qënë se mjeshtëria cliron krijimtarinë, marka mëson këdo të clirojë personalitetin e tij dhe të zbulojë e shfaqë vetën ashtu sic është. Bashkimi i talentit, promovimi i mjeshtërisë dhe ndarja e njohurive janë në zemër të markës.

Historia

Në 1984 u krijua kompania “MAKE UP FOR EVER”. Duke qënë një profesoreshë në shkollën e make up-it gjatë ditës, Dany Sanz i kalonte netët e saj duke krijuar formula për produktet që ajo paketonte në dhomën e saj të famshme, bodrumi i asaj që do të shndërrohej në boutique me adresën “5 rue La Boétie in the 8th district of Paris”.

Midis leksioneve të make up-it në shkollë, e ndihmuar edhe nga studentët e saj, ajo i paketonte atje të gjitha produktet. Ky vend legjendar tani është shndërruar në një pikë takimi për artistet e make up në të gjithë Parisin edhe në të gjithë botën. Në këtë vend të veçantë ata gjenin produktet të cilat do të përshtateshin me nevojat e tyre. Ata takohen atje dhe qëndrojnë me orë të tëra në atë vend të shenjtë të krijimtarisë.