Disa fjalë më shumë

TESS – Tirana Esthetics and Style School është frymëzuar nga dëshira për ta bërë estetikën dhe të bukurën pjesë të jetës së përditshme, kudo. TESS është shkolla e parë, e vërtetë, e cila krijon profesionistë me njohuri të plota në programet e estetikës, make up dhe hair artist.

Me bashkëpunimin e kompanive të njohura në botë Davines, Comfort Zone e MAKE UP FOR EVER dhe me staf të specializuar në make up, estetikë, dermatologji, psikologji, ligj, menaxhim, marketing, art, fotografi dhe sociologji, TESS do t’i aftësojë studentët me njohuritë e duhura për t’u bërë profesionistë të suksesshëm.

Misioni

Frymëzojmë dhe përmirësojmë jetën e profesionistëve të bukurisë dhe klientëve të tyre përmes edukimit të koncepteve që krijojnë një stil jete dhe mirëqënie në ekuilibër të plotë.

Vizioni

Duam të jemi edukuesit më të admiruar në fushën e kozmetologjisë, estetikës, mirëqënies dhe biznesit të bukurisë duke e ngritur në një nivel të ri standartin e edukimit profesional në Shqipëri.

Partnerët

Bashkëpunimi me dy nga kompanitë më të njohura në botë MAKE UP FOR EVER dhe Comfort Zone është një nga elementët që garanton epërsinë e shkollimit profesional pranë TESS.