Trajnim nga Monique Alvarez në ambientet e TESS

Trajnim nga Monique Alvarez në ambientet e TESS

Në shkollën TESS, një grup i orientuar në fushën e biznesit dhe të sipërmarrjes patën një takim shumë frymëzues me konsulenten ndërkombëtare zj. Monique Alvarez.

Monique prezantoi në TESS trajnimin me temë: “5 MËNYRA PËR TË RRITUR BIZNESIN TUAJ”. Për më shumë se dy orë, të ftuarit dhe Monique diskutuan në mënyrë interaktive mbi arritjen e rezultateve në biznes dhe mbajtjen e ekuilibrit të shëndetshëm shpirtëror për tejkalimin e sfidave dhe arritjen e objektivave.

Monique Alvarez është autore e dy librave, “7 days to income stability” dhe “Make more money in less time”. Ajo shkruan për disa revista dhe gazeta të njohura në botë, përfshirë Forbes, The Huffington Post, International Living.

Ky aktivitet u organizua nga TESS, e inauguruar në nëntor 2017, si pjesë e projekteve në fushën e nxitjes së sipërmarrjes dhe suksesit në biznes.

Më shumë info:  moniquealvarezenterprises.com; The Huffington Post

Artikujt të tjerë: Newsbomb; Opinion; Mendimi

Write a Reply or Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.