Programet dhe lëndët

Tirana Esthetics and Style School është shkolla e parë, e vërtetë, e cila krijon profesionistë me njohuri të plota në programet e Hair Artist, Estetikës, Make-up dhe Menaxhim përmes një programi rigoroz studimi. Asgjë nuk i lihet rastit!

Programi Hair Artist

Profili Hair Artist në TESS zhvillohet gjatë një programi 2 vjeçar.

Ky program ka si synim përgatitjen e profesionistëve në këtë fushë duke ofruar një formim të plotë.

Programi përfshin njohuri që lidhen me anatominë, flokët e trikologjinë e gjithashtu njohuri që lidhen me aftësitë menaxheriale dhe komunikuese të domosdoshme për këtë fushë. Një domosdoshmëri për këtë fushë janë edhe njohuritë teorike, demostrimet dhe praktikat lidhur me proceset e flokëve, si trajtimet, lyerja dhe prerja të cilat do të studiohen në profilin Hair Artist.

Programet përfshijnë leksione mbi rëndësinë e studimeve teorike, të kombinuara me demostrime, praktika një-më-një dhe projekte individuale.

Kohëzgjatja: 2 Vite Akademike (1,500 orë mësimore të ndara në 4 semestra) 120 Kredite ECTS

Kriteret e pranimit:

  • Mosha mbi 18 vjeç
  • Diplomë e Maturës Shtetërore

Lëndët e programit të Hair Artist

Lëndët:

Pastrimi dhe Trajtimi i Flokut

Higjenë, Anatomi dhe Fiziologji

Teknikat e Krehjes së Flokut

Permanenti i Flokut

Teknikat Bazë të Lyerjes

Teknikat e Avancuara të Lyerjes

Teknikat e Prerjes së Flokut

Teknikat e Stilimit të flokëve

Kimi dhe Kozmetologji

Lëndët:

Teknikat Bazë të Make Up

Teknikat e Avancuara të Make Up

Lëndët:

Fotografi

Historia e Bukurisë

Teoria e Ngjyrave

Arti i së Bukurës në Modë

Lëndët:

Marketing

Menaxhim

E drejta Tregtare

Informatikë

Lëndët:

Gjuha Angleze profesionale

Gjuha Italiane profesionale

Programi Make Up

Profili Make Up është një program 1-vjeҫar.

Ky program studimi është krijuar për të mundësuar një formim të plotë e gjithë përfshirës për të fituar njohuritë e nevojshme për profesionin e make-up artist. Kjo mund të arrihet duke maksimizuar aftësitë krijuese të studentëve e duke përforcuar talentin që ata kanë, për të qënë të përgatitur të plotësojnë të gjitha kërkesat si profesionistë të fushës në nivelet e kërkuara në industrinë e make up-it të ditëve të sotme.

Programet përfshijnë leksione mbi rëndësinë e studimeve teorike, të kombinuara me demostrime, praktika një-më-një dhe projekte individuale.

Kohëzgjatja: 1 Vit Akademik (750 orë mësimore të ndara në 2 semestra) 60 Kredite ECTS

Kriteret e pranimit:

  • Mosha mbi 18 vjeç
  • Diplomë e Maturës Shtetërore

 

Programi i studimit është i përshtatshëm për të gjithë ata që kanë interes për fushën e make up-it. Aplikantët duhet të kenë njohuri bazë në aplikimin e make up-it dhe/ose kozmetologji.

Lëndët e programit të Make Up

Lëndët:

Beauty Make Up

Fashion Make Up

Bridal Make up

Lëndët:

 Fotografi

Historia e Bukurisë

Teoria e Ngjyrave

Kompozim

Arti i së Bukurës në Modë

Lëndët:

Marketing

Menaxhim

E drejta Tregtare

Informatikë

Lëndët:

Gjuha Angleze profesionale

Gjuha Italiane profesionale

Programi për Estetikë

Profili Estetikë është një program 2-vjeҫar.

Programi i studimit për estetistët synon të krijojë profesionistë në fushën e estetikës. Roli kryesor i estetistes është të kujdeset për lëkurën dhe kjo mund të arrihet duke pasur një profil të plotësuar në 360 gradë për sa i përket të gjitha njohurive teorike, informacionit që merret nga studimet shkencore, e gjithashtu demostrimeve dhe praktikave në të gjitha disiplinat e fushës.

Kohëzgjatja: 2 Vite Akademike (1,500 orë mësimore të ndara në 4 semestra) 120 Kredite ECTS

Kriteret e pranimit:

  • Mosha mbi 18 vjeç
  • Diplomë e Maturës Shtetërore

 

Programi i studimit është i përshtatshëm për të gjithë ata që kanë interes për fushën e estetikës. Aplikantët duhet të kenë njohuri bazë në kujdesin për lëkurën dhe/ose kozmetologji.

Lëndët e programit të Estetikës

Lëndët:

Dermatologjia për estetistë

Higjenë, Anatomi dhe Fiziologji Humane

Dietologji dhe Nutricion

Pastrimi i Fytyrës

Teknikat Bazë të Masazhit

Trajtimet dhe Ritualet Bazë

Kimi dhe Kozmetologji

Trajtimet Estetike të Duarve dhe Këmbëve

Teknikat e Depilimit

Roli dhe Figura e Estetistes

Lëndët:

Beauty Make Up

Lëndët:

Historia e Bukurisë

Lëndët:

Marketing

Menaxhim

E drejta Tregtare

Informatikë

Lëndët:

Gjuha Angleze profesionale

Gjuha Italiane profesionale

Programi për Menaxhim i SPA dhe Biznesit të Bukurisë

Programi Menaxhimi i SPA dhe Biznesit të Bukurisë synon të përmbushë nevojën lokale për personel të specializuar në këtë fushë me qëllim përmirësimin e performancës e bizneseve të qendrave të bukurisë dhe SPA dhe sektorit të lidhur me to, atij hotelier dhe turizmit. Sot, zhvillimi dhe rritja e numrit të hoteleve ka shtuar edhe numrin e qendrave SPA të integruara me hotelet, përveç atyre të cilave operojnë si njësi shërbimi të veçuara. Për këtë, nevoja për staf të specializuar është e madhe.

Puna si menaxher në SPA dhe në biznesin e bukurisë

Të diplomuarit në kozmetikë, estetikë dhe programin e SPA gjejnë karriera si këshillues bukurie, përfaqësues shitjesh, makeup artist, teknikë thonjsh, menaxherë SPA dhe sallonesh. Ka industri të ndryshme dhe biznese që kanë nevojë për profesionistë të bukurisë.

Kohëzgjatja: 2 Vite Akademike (1,500 orë mësimore të ndara në 4 semestra) 120 Kredite ECTS

Kriteret e pranimit:

  • Mosha mbi 18 vjeç
  • Diplomë e Maturës Shtetërore

Lëndët e programit të menaxhimit të SPA dhe biznesit të bukurisë

Lëndët:

Plani i biznesit

E drejta tregtare

Strategji Web Media

Historia e Bukurisë

Menaxhimi i burimeve njerëzore

Lëndët:

Hyrje në mikpritje

Etika në SPA

Hyrje në menaxhimin financiar në SPA

Hyrje në menaxhimin e SPA

Shërbimet e bukurisë në SPA

Komunikimi marketing në SPA

Menaxhimi i operacioneve dhe faciliteteve në SPA

Arkitektura e SPA-së, dizajni dhe pajisjet

Menaxhimi i vizitorëve në SPA

Lëndët:

Higjenë, Anatomi dhe Fiziologji

Komunikimi për lidership

Lëndët:

Gjuhë e Huaj Anglisht

Teknologjitë e informacionit në SPA

Çfarë diplome marrim në përfundim të studimeve?

Në përfundim të programeve Estetikë, Hair Artist dhe Make Up Artist, studentët tanë do të pajisen me një DIPLOMË PROFESIONALE të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Këto diploma janë me 60 ose 120 Kredite ECTS.

Profili Make Up është një program 1 vjeҫar dhe diploma do të lëshohet në përfundim të përvetësimit të të gjithë lëndëve të kurrikulës, ndërsa diplomimi në profilin Estetikë dhe Hair Artist do të kryhet në përfundim të kurrikulës 2 vjeҫare.

Guida Studentore 2024-2025

Kriteret e pranimit dhe regjistrimi pranë TESS, informacione mbi diplomën e gjithçka që mund t’ju nevojitet e gjeni të përmbledhur në broshurën tonë të vitit
shkollor 2024-2025.

Tarifa e shkollimit

Tarifa e shkollimit për çdo student që do të ndjekë programet e studimit me karakter profesional, të lartë, jo universitar me kohë të plotë janë parashikuar si në vijim.

Viti I: 2,900 euro

Viti II: 2,900 euro

Viti I: 3,500 euro

Viti I: 2,900 euro

Viti II: 2,900 euro