Çdo njeri ka një histori për të treguar, mësoni ta tregoni në kursin tonë dhe tregojeni me foto kudo!

Çdo njeri ka një histori për të treguar, mësoni ta tregoni në kursin tonë dhe tregojeni me foto kudo!

Keni menduar ndonjëherë pse fotot tuaja nuk realizohen mirë? Nuk janë të kompozuara mirë? Nuk janë me ngjyrat e duhura? Janë më të përpunuara se c’duhet dhe kanë humbur emocionin?

Kjo sepse keni menduar se aparati i shtrenjtë që bletë do të bëjë punën tuaj dhe këshillat e rastësishme nga shokë fotografe apo leksione të marra nga mësues organizatash që bëjnë shumë marketing dhe kanë pak përmbajtje, nuk ju kanë ndihmuar të arrini rezultatet që do të donit?

Në TESS, profesori i Universitetit të Arteve, Albes Fusha, do t’ju ndihmojë të rrëzoni këto barriera. Me një karrierë 20 vjeçare në mësimin e teknikës dhe kulturës së fotografisë, ju do të merrni pergjigje për “SI-të” dhe “PSE-të” e fotografisë. Do të aftësoheni që të çoni njohuritë tuaja në një nivel tjeter në çdo zhanër të fotografisë që ju aspironi.

Me shpjegime të qarta, të seleksionuara, me demostrime praktike në terren dhe post-produksion, ju do të krijoni bazat e nevojshme për stadet e më pasme të mediumit fotografik.

Çdo njeri ka një histori për të treguar, mësoni t’a tregoni në kursin tonë dhe tregojeni me foto kudo. Edukohuni dhe inspirohuni për fotografinë në TESS, për çdo gjë tjetër keni kurse të tjera.

Kohëzgjatja: 5 javë.
Kur: Çdo të martë dhe të enjte.
Orari: 18:30-20:30
Data e fillimit: 6 Mars

 

Na kontaktoni për detaje mbi programin dhe tarifat: +355694000014 | Facebook Messenger | info@tess.al