WEB-MAKEUP01
previous arrow
next arrow

Dy fjalë për TESS

Bëhu profesionist i vërtetë në TESS

Tirana Esthetics & Style School frymëzohet nga pasioni për të bukurën, estetikën dhe mjeshtërinë.

Jemi i vetmi Kolegj Profesional i Lartë në Shqipëri në fushën e bukurisë, i cili krijon profesionistë me njohuri të plota dhe diplomë të akredituar në programet: Estetikë, Make Up Artist, Hair Artist dhe Menaxhim i SPAve dhe Biznesit të Bukurisë.

Profesionistët që studiojnë në TESS, jo vetëm që hapin dyert për mundësi të shkëlqyera punësimi dhe karriere, por dallojnë si më të mirët në fushat e tyre. Kjo sepse programet tona janë ndërtuar sipas kurrikulave ndërkombëtare që garantojnë përgatitje të plotë si teorike ashtu dhe praktike gjatë periudhës së studimeve.

Ne besojmë që për tu bërë profesionist i vërtetë në fushën e bukurisë, nevojitet përkushtim për të marrë njohuritë dhe aftësitë bazë, përpara daljes në tregun e punës.

Maltina Braho
Themeluese
Bashkëpunëtorët
Partnerë ndërkombëtarë
Partnerë kombëtarë
Përditësime
  • READ MORE
    Institucionet e Arsimit të Lartë JoPublike – Raportimi GBARD - Takim Online
    November 3, 2026
    Më datë 3 nëntor 2026, u zhvillua takimi informues online me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë jopublike, në kuadër të procesit të raportimit GBARD (Government Budget Allocations for Research and Development) Ministrisë së Arsimit. Në këtë takim mori pjesë edhe Tirana Esthetics & Style School (TESS). Takimi kishte si qëllim prezantimin dhe sqarimin e procedurave të raportimit të të dhënave mbi fondet e alokuara për kërkimin shkencor dhe zhvillimin (K&ZH), si dhe informimin e institucioneve mbi rolin dhe rëndësinë e këtij procesi në evidentimin e kontributit të tyre në kërkimin dhe zhvillimin shkencor.
  • READ MORE
    Shpallen listat e fituesve të Raundit II pranë Kolegjit Profesional të Lartë TESS për vitin akademik 2026-2027
    September 22, 2026
    Listat e fituesve që kanë zgjedhur një nga programet e studimit pranë Kolegjit Profesional të Lartë TESS, në portalin e maturës shtetërore Raundi i Dytë. Fituesit e programit Estetikë Fituesit e programit Hair Artist Fituesit e programit Make Up Artist   Njoftojmë se të gjithë fituesit duhet të paraqiten në ambientet e Kolegjit Profesional të Lartë TESS, pranë Sekretarisë Mësimore për të kryer regjistrimin dhe dorëzimin e dokumentacionit si vijon: Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës; Diplomë të Maturës Shtetërore dhe Çertifikatën e notave (Dokumenta të noterizuara) Mandat – pagesa e tarifës së shkollës (klikoni këtu për të shkarkuar mandatin) Fotografi format dokumenti (2 kopje)   Data: 25 Shtator – 04 Tetor 2026 Orari: Nga e hëna – në të shtunë ora 08:00 – 16:00 Për informacione shtesë na kontaktoni në: +35569 40 00 014 / +35569 40  00 113 / info@tess.al.
  • READ MORE
    Miratohet periudha e aplikimeve për formularët A1/A1Z më datë 09 Shtator 2026
    September 9, 2026
Galeria
Një tur virtual në ambientet e TESS