Disa fjalë më shumë
TESS është frymëzuar nga dëshira për ta bërë estetikën dhe të bukurën pjesë të jetës së përditshme, kudo. TESS është Kolegji Profesional i Lartë, i parë, i vërtetë, i cili krijon profesionistë me njohuri të plota në programet e estetikës, parukerisë dhe make up.
Me bashkëpunimin e kompanive të njohura në botë MAKE UP FOR EVER, Davines dhe Comfort Zone dhe me staf të specializuar në make up, estetikë, parukeri, dermatologji, menaxhim të biznesit të bukurisë, psikologji, ligj, menaxhim, marketing, art, fotografi dhe sociologji, TESS do t’i aftësojë studentët me njohuritë e duhura për t’u bërë profesionistë të suksesshëm.
Kolegji Profesional i Lartë TESS është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 483, datë 31.07.2018 dhe është i organizuar në dy departamente: Departamenti i Estetikë-Nutricionit dhe Departamenti i Kozmetologjisë.
Misioni
Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School” vepron në fushën e arsimit të orientuar profesional dhe përgatit profesionistë me aftësi praktike.
Në gjithë veprimtarinë e tij TESS ka për mision:
- Të realizojë arsimimin profesional, nëpërmjet mësimdhënies dhe praktikës profesionale në fushat që mbulon;
- Të kryejë veprimtari praktike në fushat që mbulon dhe t’i përdorë ato në favor të veprimtarisë akademike.
- Të përgatisë profesionistë me aftësi praktike.
TESS e tregon përkushtimin e tij ndaj përmbushjes së misionit, duke:
- Ofruar programe studimi konkuruese në fushat e formimit profesional.
- Angazhuar staf akademik me eksperiencë dhe duke krijuar kushte të përshtatshme pune për arritjen e objektivave të programeve të studimit.
- Diplomuar e studentë me aftësi të qëndrueshme dhe praktike.
- Diplomuar studentë të orjentuar nga karriera dhe me aftësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës.
- Krijuar një mjedis të përshtatshëm të mësimdhënies dhe mësimnxënies me mjete lehtësuese dhe me praktikat më të mira të edukimit profesional.
Vizioni
Të jemi edukuesit më të admiruar në fushën e kozmetologjisë, estetikës, mirëqënies dhe biznesit të bukurisë, duke e ngritur në një nivel të ri standartin e edukimit profesional në Shqipëri.
Kolegji Profesional i Lartë të TESS, ka për qëllim të sigurojë studime të plota në ciklin e parë sic është e miratuar nga Ministria e Edukimit dhe e Sportit. Institucioni privat i arsimit të lartë TESS synon të krijojë, transmetojë, dhe të zhvillojë dije përmes mësimit dhe praktikës.
Kolegji privat TESS aktualisht përfaqëson një strukturë të mirë-ndërtuar që ofron programe në ciklin e parë dhe ciklet e shkurtuar të studimeve (niveli i pestë i Kornizës Europiane të Kualifikimeve).
Organizimi
TESS funksionon si Kolegj Profesional i Lartë duke u mbështetur në Ligjin 80/2015, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, udhëzimeve të tjera të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Statutit të Kolegjit (shkarko këtu), Rregullores së Brendshme të Institucionit (shkarko këtu) dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.
Veprimtaritë e organizimit dhe menaxhimit të Kolegjit të Lartë Profesional TESS rregullohen përmes Statutit. Në organigramë (shkarko këtu) është e shprehur qartë ndarja në departamente dhe lidhja e varësisë mes niveleve.
Akreditimi
Kolegji Profesional i Lartë TESS është akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, si një Institucion i Arsimit të Lartë, në nivel institucional me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 04, datë 24/01/2020 – shfleto këtu.
Programi “Make Up Artist” është akredituar me Vendim të Bordit të Akredimit nr. 19, datë 24/01/2020, me vlerësim maksimal për 6 vite – shfleto këtu.
Programi “Hair Artist” është akredituar me Vendim të Bordit të Akredimit nr. 55, datë 27/11/2020, me vlerësim maksimal për 6 vite – shfleto këtu.
Programi “Estetikë” është akredituar me Vendim të Bordit të Akredimit nr. 56, datë 27/11/2020, me vlerësim maksimal për 6 vite – shfleto këtu.
Degët
Guida Studentore 2023
Partnerët
Çfarë diplome marrim në përfundim të studimeve?
Profili Make Up është një program 1 vjeҫar dhe diploma do të lëshohet në përfundim të përvetësimit të të gjithë lëndëve të kurrikulës, ndërsa diplomimi në profilin Menaxhimi i Spa dhe biznesit të bukurisë, Estetikë dhe Hair Artist do të kryhet në përfundim të kurrikulës 2 vjeҫare.