Zyra e Projekteve
Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Projekteve ka si objektiv rritjen e marrëveshjeve institucionale me partnerë në vend, rajon dhe kryesisht Evropën, me fokus programi VET por jo vetëm.
Bazuar në Ligjin e Arsimit të lartë në fuqi, ndërtimi i strukturave mbështetëse në Universitetet shqiptare dhe institucionet e arsimit të lartë profesional është një kërkesë dhe risi. Një ndër strukturat është dhe Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë, e cila shpesh integrohet si njësi në Zyrat e Komunikimit ose në Zyrat e Zhvillimit të Projekteve.
Strategjia e ndërkombëtarizimit
Kolegji Profesional i Lartë TESS, akredituar me vendim të Bordit të Akreditimit në vitin 2020 ka në objektivat e tij të sigurojë nivel të cilësisë në programet e tij të diplomës, të krahasueshëm me standardin evropian. Me përfundimin e studimeve, studentët pajisen me Diploma Profesionale të cilat kanë 60-120 kredite.
Qëllimi i Kolegjit Profesional TESS, është krijimi i mjedisit akademik ndërkombëtar dhe rritja e numrit të studentëve dhe stafit akademik të përfshirë në programet e lëvizshmërisë. Gjithashtu në qëllimin e Kolegjit është edhe promovimi i bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit, me qëllim shkëmbimin e përvojës, kapaciteteve kërkimore dhe zhvillimore.
Për të arritur këtë qëllim, Kolegji TESS, themeloi Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve. Një nga detyrat e kësaj zyre është zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së ndërkombëtarizimit.
Marrëveshje bashkëpunimi / Memorandum Agreements
Në kuadër të objektivave të Kolegjit TESS dhe strategjisë të Ndërkombëtarizimit marrëdhëniet e bashkëpunimit janë pjesë vitale. Nga ana tjetër, sistemi i mësimdhënies në TESS qëndron në një raport 30×70 teori/praktikë dhe kjo na orienton drejt bashkëpunimeve jo vetëm me institucione të arsimit të lartë por edhe me bashkëpunëtorë ne fushën e biznesit si: qendra trajnimi, kompani në fushën e kozmetikes, dhe mediat.
Marrëveshjet e bashkëpunimit janë me biznese në fushën e estetikës, qendra mirëqënieje dhe SPA, farmaci, klinika të mjekësisë estetike, studio Hair & Make Up, agjenci marketingu, televizione dhe media të tjera të cilat veprojnë në fusha që përputhen me profilet.
Projekte Ndërkombëtare
TESS ka nisur bashkëpunimin ndërkombëtar me organizata në fushën e edukimit dhe inovacionit. Bashkëpunimi ka si qëllim rritjen e kapaciteteve të TESS, mobilitetin e stafit dhe të studentëve për fuqizuar aftësitë e pjesëmarrësve në nivel ndërkombëtar.
Connected through Mobility është projekt i mbështetur nga Komisioni Europian i cili ka si qëllim të zhvillojë sektorin e formimit profesional dhe trajnimet (VET) në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi.
Lexo më shume në link: https://meout.org/ctm
Projekte Lokale
Në bashkëpunim me GIZ (the Deutsche Gesellschaft for Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH) që prej vitit 2017 në kuadër të projektit ProSEED, në TESS janë ofruar trajnime dhe kurse të ndryshme në profilet e estetikës, make up-it dhe të flokëve.
Qëllimi i këtij programi është të rritet niveli i punësimit tek të rinjtë me aftësi profesionale dhe të rinjtë e vetë-punësuar në tregun shqiptar të punës.
Partnerë implementues në këtë program janë gjithashtu Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë (AFP dhe tregu i punës).
Në TESS janë trajnuar 240 studentë në periudhën 2017-2020.
Kontakte
Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve
Email: projects@tess.edu.al
Nr telefonit: +355694000014