Dy fjalë për TESS

Bëhu profesionist i vërtetë në TESS

Tirana Esthetics & Style School frymëzohet nga pasioni për të bukurën, estetikën dhe mjeshtërinë.

Jemi i vetmi Kolegj Profesional i Lartë në Shqipëri në fushën e bukurisë, i cili krijon profesionistë me njohuri të plota dhe diplomë të akredituar në programet: Estetikë, Make Up Artist, Hair Artist dhe Menaxhim i SPAve dhe Biznesit të Bukurisë.

Profesionistët që studiojnë në TESS, jo vetëm që hapin dyert për mundësi të shkëlqyera punësimi dhe karriere, por dallojnë si më të mirët në fushat e tyre. Kjo sepse programet tona janë ndërtuar sipas kurrikulave ndërkombëtare që garantojnë përgatitje të plotë si teorike ashtu dhe praktike gjatë periudhës së studimeve.

Ne besojmë që për tu bërë profesionist i vërtetë në fushën e bukurisë, nevojitet përkushtim për të marrë njohuritë dhe aftësitë bazë, përpara daljes në tregun e punës.

Maltina Braho
Themeluese
Bashkëpunëtorët
Partnerë ndërkombëtarë
Partnerë kombëtarë
Përditësime
  • READ MORE
    Horizon Europe Proposal Writing Webinar
    December 17, 2025
    Horizon Europe është programi kryesor i Bashkimit Evropian për kërkim dhe inovacion për periudhën 2021-2027. Ai synon të financojë projekte që sjellin zgjidhje të reja shkencore, teknologjike dhe shoqërore, duke forcuar konkurrueshmërinë e Evropës dhe duke adresuar sfida globale si klima, energjia, transformimi dixhital, shëndeti dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Programi përfshin financim për universitete, organizata kërkimore, biznese, start-up, institucione publike dhe partneritete ndërkombëtare. Për shumë aktorë në Ballkan dhe Shqipëri ai është një mundësi e rëndësishme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të projekteve inovative. TESS mori pjesë në webinar-in për Hartimin e Propozimeve Horizon Europe. Ky webinar synoi t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuri praktike, shembuj dhe mjete për të zhvilluar propozime konkurruese të lidhura me idetë e projekteve. Rezultatet nga ky trajnim u mundësojnë pjesëmarrësve të bashkohen në rrjetet e duhura dhe të mësojnë rreth zhvillimit të suksesshëm dhe profesional të propozimeve. EU4Innovation organizon aktivitetet me mbështetjen e kompanisë ndërkombëtare këshilluese Zabala Innovation Consulting S.A. Zabala është një nga firmat më të suksesshme të konsulencës në Evropë në fushën e financimit të inovacionit që prej vitit 1986.
  • READ MORE
    "Çelja e festimeve" me MTKS
    December 9, 2025
  • READ MORE
    Partneritet Artistik me Teatrin Skampa të Elbasanit
    December 5, 2025
    Studentët e programit Make Up Artist dhe Hair Artist dhanë një kontribut të rëndësishëm artistik në komedinë misterioze “Shumë Pak Vrasës”, me regji të Rozi Kostanit, e cila u vu në skenë në Teatrin Skampa gjatë muajit Nëntor e Dhjetor 2025. Përgjatë gjithë përgatitjes dhe zhvillimit të shfaqjes, studentët u angazhuan në procesin profesional të grimit skenik dhe stilimit të flokëve të aktorëve, duke përshtatur pamjen sipas karaktereve dhe kërkesave dramaturgjike të veprës. Përmes këtij bashkëpunimi ata fituan eksperiencë reale në mjedisin teatror, zhvilluan aftësi teknike dhe kreative, si edhe u njohën me ritmin, standardet dhe komunikimin e një prodhimi artistik të mirëfilltë. Ky angazhim shërbeu si një praktikë e vlefshme profesionale dhe një mundësi konkrete për të demonstruar talentin, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e tyre në artin e grimit dhe stilimit.
Galeria
Një tur virtual në ambientet e TESS