Akreditimi

Kur themi diplomë, e kemi fjalën për Diplomë të Akredituar të Arsimit të Lartë.

Do ta dëgjoni shpesh fjalën diplomë nëse jeni në kërkim të arsimit profesional, por shumë qendra kursesh ose shkolla profesionale e përdorin atë si sinonim të fjalës certifikatë.

TESS është i vetmi Kolegj Profesional i Lartë në Shqipëri, i akredituar nga Ministria e Arsimit për programet e studimit në kozmetologji dhe estetikë, rrjedhimisht dhe i vetmi që mund të ofrojë një Diplomë të Arsimit të Lartë Profesional. Programet tona akreditohen periodikisht për të garantuar cilësinë, përditësimin me praktikat e kohës dhe stafin e kualifikuar.

Ne besojmë që për tu bërë profesionist i vërtetë në fushën e bukurisë, nevojitet përkushtim për të marrë njohuritë dhe aftësitë bazë, përpara daljes në tregun e punës. Për këtë arsye angazhohemi që programet tona të qëndrojnë të akredituara dhe të ruajmë vlerën e diplomës që garanton karrierë të shkëlqyer.

Kolegji Profesional i Lartë TESS është akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, si një Institucion i Arsimit të Lartë, në nivel institucional me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 04, datë 24/01/2020 – shfleto këtu.

Programi “Make Up Artist” është akredituar me Vendim të Bordit të Akredimit nr. 19, datë 24/01/2020, me vlerësim maksimal për 6 vite – shfleto këtu.

Programi “Hair Artist” është akredituar me Vendim të Bordit të Akredimit nr. 55, datë 27/11/2020, me vlerësim maksimal për 6 vite – shfleto këtu.

Programi “Estetikë” është akredituar me Vendim të Bordit të Akredimit nr. 56, datë 27/11/2020, me vlerësim maksimal për 6 vite – shfleto këtu.

Programi i Studimit: “Menaxhimi i SPA-ve dhe Biznesit të Bukurisë”, Licensuar me Urdhër nr. 237, datë, 19.07.2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit – shfleto këtu.