Shpallje pozicioni vakant në Departamentin e Kozmetologjisë

Shpallje pozicioni vakant në Departamentin e Kozmetologjisë

REKTORI I KOLEGJIT PROFESIONAL TË LARTË TESS SHPALL VEND VAKANT

Në kuadër të plotësimit të stafit akademik për vitin akademik 2019 – 2020, Kolegji Profesional i Lartë TESS shpall vendet vakante për staf akademik sipas kërkesave të departamenteve si më poshtë vijon:

Departamenti i Kozmetologjisë, 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Doktor.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin e Kolegjit dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:

  • Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë.
  • Preferohet eksperienca në mësimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
  • Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.
  • Të kenë të paktën gradën Doktor.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Letër interesi.
  2. CV e plotë.
  3. Fotokopje e diplomave.
  4. Fotokopje e çertifikatave të notave.
  5. Fotokopje të dëshmive kualifikimi të ndryshme, të noterizuara.
  6. Dy letra rekomandimi.
  7. Fotokopje e pasaportës ose një dokument identifikimi.
  8. Fotokopje e noterizuar e librezës së punës nëse ka.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, duhet të jenë të përkthyera dhe të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në Ligjin nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit te lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni duhet dërguar në Kolegjin Profesional te Lartë TESS.

Adresa: Rruga “Gjeneral Nikols” Pallati Shushica, kati i parë. Tiranë, Shqipëri.

E-mail: info@tess.al