Shpallje pozicion vakant pranë TESS
REKTORI I KOLEGJIT PROFESIONAL TË LARTË TESS SHPALL VEND VAKANT
Kolegji Profesional i Lartë TESS shpall vend vakante për staf akademik sipas kërkesave të departamenteve si më poshtë vijon:
- Specialist finance me kohë të pjesshme.
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin e Kolegjit dhe Rregulloren e Institucionit, si Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” e në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve
- Preferohet eksperienca në mësimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
- Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.
Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Letër interesi.
- CV e plotë.
- Fotokopje e diplomave.
- Fotokopje e certifikatave të notave.
- Fotokopje të dëshmive kualifikimi të ndryshme, të noterizuara.
- Dy letra rekomandimi.
- Fotokopje e pasaportës ose një dokument identifikimi.
- Fotokopje e noterizuar e librezës së punës nëse ka.
Diplomat, certifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, duhet të jenë të përkthyera dhe të shoqërohen me certifikatën e njehsimit, bazuar në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” Dokumentacioni duhet dërguar në Kolegjin Profesional të Lartë “TESS”.
Dokumentacioni duhet dërguar në Kolegjin Profesional te Lartë TESS.
Adresa: Rruga “Gjeneral Nikols” Pallati Shushica, kati i parë. Tiranë, Shqipëri.
E-mail: [email protected]