TESS në Andrra N’Tren
Edhe TESS mori pjesë këtë vit në Swing Marathon organizuar nga Hemingway Fan Club Albania, një maratonë 12 orësh e koncerteve, duke filluar në tren nga Tirana në Shkodër.
Padyshim është treni më i çmendur në botë që kur shihni mbi 400 njerëz të veshur në stilin e viteve ’40-’50, duke vallëzuar Swing duke shijuar muzikë live nga 22 Artistë Ndërkombëtarë.
Shpirti i vallëzimeve swing shpaloset edhe pas mbërritjes në Shkodër, ndërsa të gjithë bashkë gëzojmë koncertin e dytë të kësaj maratone, një koncert xhaz në sheshin kryesor të Shkodrës.
Pastaj, kur mendoni se dita është pothuajse e përfunduar, një tjetër koncert fillon në skenën e mrekullueshme të Teatrit Migjeni në Shkodër.
Marathona jonë vjen në fund, me një festë të madhe elektro-swing në hollin e Teatrit.