Preview dhe Masterclass
Eventi italian “Preview” me Gabriele Brunelli mblodhi në Tiranë, më 4 Prill 2019 të apasionuarit e make up-it dhe modës.
E mbështetur nga TESS (Tirana Esthetics & Style School), At’Nikolla, New Look Tina dhe MAKE UP FOR EVER, eventi Alta Moda PREVIEW, prezantoi tendencat e make-up të pasarelave Pranverë – Verë 2019.
Gabriele Brunelli ka qenë student i Dany Sanz (themeluesja e MAKE UP FOR EVER) në Akademinë MAKE UP FOR EVER në Paris.
Nga viti 2013 Gabriele Brunelli është Drejtori Artistik i La Truccheria MAKE UP FOR EVER.
Skuadra e tij Pro Make Up Artists është Backstage make up artist në Milano Fashion Week.
Modelet u veshën me krijimet artistike të stilistes së njohur shqiptare Enada At’Nikolla të dizenjuara posacerisht për këtë event.