Njoftim për të gjithë maturantët: Datat dhe hapat që duhen ndjekur për regjistrim
Kolegji Profesional i Lartë TESS ofron 3 programe studimi në profilet:
- Estetikë (program 2 vjeçar)
- Hair Artist (program 2 vjeçar)
- Make Up Artist (program 1 vjeçar)
Maturantët duhet të ndjekin hapat si më poshtë për t’u regjistruar në këto programe.
RAUNDI 1
- PAGESA E TARIFËS – kryhet pagesa e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, me faturën që shkarkohet nga portal U-Albania. Pagesa kryhet në periudhën 27 Qershor – 25 Korrik 2019. Sekretaritë e shkollave tuaja do të konfirmojnë pagesën e kryer në datën 26 Korrik 2019.
- APLIKIMI ONLINE – Në periudhën 31 Korrik – 05 Gusht 2019 aplikoni në portalin U-Albania (https://ualbania.arsimi.gov.al/) deri në 10 preferenca ku duhet të zgjidhni programet e studimit që Kolegji Profesional i Lartë TESS ofron.
- PUBLIKIMI I LISTAVE – Në datën 30 Gusht 2019 publikohet renditja e aplikantëve sipas programeve të studimit në portalin U-Albania.
- REGJISTRIMI – Për këtë raund regjistrimi bëhet pranë sekretarisë mësimorë të Kolegjit në datat 02 Shtator – 15 Shtator 2019.
Për të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë ose që nuk kanë arritur të regjistrohen, kanë mundësi të aplikojnë në raundin e dytë.
RAUNDI 2
- PAGESA E TARIFËS – kryhet pagesa e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, me faturën që shkarkohet nga portal U-Albania. Pagesa kryhet në periudhën 02 Shtator – 17 Shtator 2019.
- APLIKIMI ONLINE – Në periudhën 19 Shtator – 21 Shtator 2019 aplikoni në portalin U-Albania (https://ualbania.arsimi.gov.al/) deri në 10 preferenca ku duhet të zgjidhni programet e studimit që Kolegji Profesional i Lartë TESS ofron.
- PUBLIKIMI I LISTAVE – Në datën 27 Shtator 2019 publikohet renditja e aplikantëve sipas programeve të studimit në portalin U-Albania.
- REGJISTRIMI – Për këtë raund regjistrimi bëhet pranë sekretarisë mësimorë të Kolegjit në datat 30 Shtator – 09 Tetor 2019.
Mundësia e fundit për të përzgjedhur programet e Kolegjit TESS është raundi i tretë për të gjithë
maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, ose ata maturantë të cilët janë
çregjistruar në këto raunde.
RAUNDI 3
- PAGESA E TARIFËS – kryhet pagesa e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, me faturën që
shkarkohet nga portal U-Albania. Pagesa kryhet në periudhën 30 Shtator – 11 Tetor 2019. - APLIKIMI ONLINE – Në periudhën 12 Tetor – 14 Tetor 2019 aplikoni në portalin U-Albania
(https://ualbania.arsimi.gov.al/) deri në 10 preferenca ku duhet të zgjidhni programet e studimit
që Kolegji Profesional i Lartë TESS ofron. - PUBLIKIMI I LISTAVE – Në datën 19 Tetor 2019 publikohet renditja e aplikantëve sipas
programeve të studimit në portalin U-Albania. - REGJISTRIMI – Për këtë raund regjistrimi bëhet pranë sekretarisë mësimorë të Kolegjit në datat
21 Tetor – 26 Tetor 2019.
Në datat e regjistrimeve maturantët që janë shpallur fitues duhet të paraqesin dokumentacionin si më
poshtë:
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës
- Fotokopje të noterizuara të diplomave të gjimnazit dhe certifikatës së notave
- Mandat pagesa e tarifës së shkollës
Për çdo informacion sekretaria mësimore e Kolegjit do të jetë e hapur gjatë gjithë kësaj periudhe për t’ju
ndihmuar me procedurat tuaja të regjistrimit, e gjithashtu për t’ju informuar më shumë mbi programet
tona të studimit.
Ju mund të na kontaktoni në numrat tanë:
- +355694000014
- +355694000113
- +355694000115
Ndërto një karrierë, bëhu profesionist!