Davide Manzoni prezanton librin e tij “PNL për estetistet e suksesshme”

Davide Manzoni prezanton librin e tij “PNL për estetistet e suksesshme”

Kolegji Profesional i Lartë TESS ka sjellë këtë fundjavë në Tiranë, autorin italian të librit “PNL për estetistet e suksesshme”, Davide Manzoni.

Davide Manzoni është i njohur në Itali në botën e medias dhe të menaxhimit. Ai është drejtues i kompanisë Comfort Zone dhe trajnues në fushën e mirëqënies. Manzoni është i njohur në Itali edhe si gazetar. Varianti në shqip i librit të tij është një iniciativë e kolegjit Tirana Esthetics & Style School, i orjentuar drejt edukimit të lartë të profesionistëve në fushën e estetikës, artit të make up dhe artit të flokëve.

Mes miqëve dhe partnerëve të TESS dhe Comfort Zone, Davide Manzoni ndau filozofinë e biznesit të sukseshëm dhe teknikat neuro-linguistike të komunikimit, duke falenderuar me mirënjohje të vecantë organizatorët e TESS për këtë mundësi të botimit në shqip të librit të tij.