Rektori i Kolegjit Profesional të Lartë TESS shpall pozicione vakante në departamentin e Kozmetologjisë
Rektori i Kolegjit Profesional të Lartë TESS shpall Vende Vakante!
Në kuadër të plotësimit të stafit akademik për vitin akademik 2019 – 2020, Kolegji Profesional i Lartë TESS shpall vendet vakante për staf akademik sipas kërkesave të departamenteve si më poshtë vijon:
Departamenti i Kozmetologjisë – Dy vende vakant
2 pedagogë të brendshëm
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin e Kolegjit dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në profilin menaxhim dhe kimi.
- Preferohet eksperienca në mësimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
- Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.
- Preferohet me gradën Doktor.
Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Letër interesi.
- CV e plotë.
- Fotokopje e diplomave.
- Fotokopje e çertifikatave të notave.
- Fotokopje të dëshmive kualifikimi të ndryshme, të noterizuara.
- Dy letra rekomandimi.
- Fotokopje e pasaportës ose një dokument identifikimi.
- Fotokopje e noterizuar e librezës së punës nëse ka.
Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, duhet të jenë të përkthyera dhe të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në Ligjin nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit te lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Dokumentacioni duhet dërguar në Kolegjin Profesional të Lartë TESS.
Adresa: Rruga “Gjeneral Nikols”, Pallati Shushica, kati 1, Tiranë, Shqipëri.
E-mail: [email protected]