Pyetësori nga Eurostudent është i hapur edhe për Shqipërinë

Pyetësori nga Eurostudent është i hapur edhe për Shqipërinë

Kolegji Profesional i Lartë TESS në kuadër të angazhimit në projektin EUROSTUDENT, mbështetur nga Komisioni Evropian (BE), së bashku me 28 vende anëtare të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (HEAL), informon të gjithë studentët, të marrin pjesë në plotësimin e pyetësorit, qëllimi i të cilit është mbledhja e të dhënave të dimensionit socio-ekonomik në arsimin e lartë në HEAL.

Fokusi nuk është vetëm në mjedisin social dhe nivelin e jetesës së studentëve, por eksploron gjithashtu edhe lëvizshmërinë e përkohshme ndërkombëtare, duke sjellë të dhëna të besueshme dhe që mundësojnë krahasime ndërkombëtare.

Në kuadër të sittuatës pandemike COVID-19 dhe faktit që studentët nuk janë prezentë në auditor, në bashkëpunim me organizatorët e projektit, është parashikuar plotësimi i këtij pyetësori online nga studentët.

Linku për të plotësuar pyetësorin: https://survey01.dzhw.eu/Eurostudent-Albania/

Ky proces përfundon në 15 Mars 2021.