10 arsyet pse duhet të ndiqni një karrierë në kozmetologji

10 arsyet pse duhet të ndiqni një karrierë në kozmetologji

Kozmetologjia është arti dhe shkenca e studimit dhe aplikimit të trajtimeve të bukurisë. Përfshin kujdesin për flokët, grimin, manikyrin, pedikyrin si edhe trajtimet e përhershme ose të përkohshme të flokëve.

Studimet në kozmetologji përfshijnë trajtime të ndryshme por edhe specializime më të thelluara në një fushë specifike.

Përveç të pasurit një pasion për flokët, make up-in dhe stilimin, janë edhe disa arsye të tjera pse duhet të ndiqni një karrierë në kozmetologji.

Të asistosh njerëzit për t’u dukur më mirë është dicka e bukur dhe plotësuese. Nëse e shijon të punosh dhe e konsideron veten si person social, një karrierë në kozmetologji mund të jetë e duhura për ty. Nëse ende nuk je bindur, këtu ke 10 arsye pse duhet të ndjekësh një karrierë në kozmetologji.

Mund të kesh të ardhura shumë të larta

Kur punon si kozmetolog, sasia e punës që do të kesh, ka ndikim direkt tek të ardhurat e tua. Nëse ti bën një punë fantastike, me shumë gjasa do të kesh klientë që rikthehen, do të të rekomandojnë tek miqtë, e gjithashtu do të kesh shumë bakshishe nëse ke personalitet fantastik!

Mjedis pune zbavitës

Profesionet në kozmetologji janë zbavitëse dhe mjedisi i punës është relaksues, plus je duke bërë punën që dashuron. Kozmetologjia dhe stilimi i flokëve është një punë që të shijon sepse punon me tekstura, ngjyra dhe efekte të ndryshme.

Do t’a shijoni të punoni me flokët dhe make up-in

Është fantastike kur punon me flokët e klientit tënd dhe i shton make-up për t’a ndihmuar atë të duket dhe të ndihet sa më mirë. Gjithashtu shpesh herë do të punosh edhe me modele, ose personazhe të tjerë publike, për të zhvilluar edhe më shumë aftësitë e tua.

Do të keni orare fleksibël

Pavarësisht nëse zgjidhni të bëheni make-up artist, hair artist, berber, estetist ose manikyrist, karrierat në kozmetologji janë fleksibël. Kjo do t’ju lejojë të punoni full-time, part-time, gjatë fundjavës, turne të natës ose turne të ditës, në varësi të ngarkesës që keni, angazhimeve dhe preferencës suaj.

Punoni si sipërmarrës

Si një student i diplomuar në institucione të arsimit të lartë të akredituara, ju keni lirinë të punoni ku dhe sa të dëshironi. Shumica e studentëve ndërtojnë bizneset e sipërmarrjet e tyre pasi përfundojnë arsimin e lartë si profesionistë dhe shijojnë përfitimet e të qenurit sipërmarrës.

Punoni me njerëz me background-e të ndryshme

Specialistët në fushën e kozmetologjisë punojnë me persona me background-e të ndryshme si personazhe të famshëm. Për këtë fillimisht ju duhet të punoni në sallone, për të mësuar teknikat dhe trendet e fundit.

Shmangni punën në zyrë

Puna në fushën e kozmetologjisë është më së shumti artistike dhe do t’ju japë mundësinë të punoni me kreativitet. Çdo klient kërkon një stil ndryshe dhe produkti final është vepra juaj e artit.

E ardhme e sigurt për punësimin

Instituti i statistikave i ShBA ka zbuluar se këto profesione janë në rritje. Kjo do të thotë që do të ketë edhe shumë vende pune të disponueshme.

Varietet specializimesh

Kozmetologjia përfshin shumë degë të cilat përfshijnë make up-in, hair artist, berber, kujdesi për thonjtë e kështu me rradhë.

Hyrje e shpejtë në treg

Të ndjekësh një shkollë kozmetologjie nuk ju merr shumë kohë. Ju brenda dy viteve përfundoni studimet tuaja dhe jeni gati për tregun e punës.

Përshtatur nga evergreenbeauty.edu.