Konferenca INNOVET, Hungari

Konferenca INNOVET, Hungari

TESS mori pjesë ne konferencën e parë ndërkombëtare “INNOVET” që u mbajt në Budapest,Hungari. Kjo konferencë u mbajt në kuadër të projektit “Connected Through Mobility”, të mbështetur nga Komisioni Europian, me pjesëmarrës nga 7 shtete te Ballkanit dhe Europës Qëndrore.
Në kuadër të projektit Connected Through Mobility, të mbështetur nga Komisioni Europian, u zhvillua konferenca e parë ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 7 shtete të ballkanit dhe Europës qëndore.
TESS si partner në këtë projekt, do të ofrojë mundësinë që studentët të bëhen pjesë e Erasmus+, duke zhvilluar praktika pune ndërkombëtare.
Ndër pikat kyçe që u trajtuan në konferencë ishin :
– Lidhja e formimit profesional me bizneset dhe mobilitetin e studentëve
– Trajtimi i papunësisë tek të rinjtë përmes praktikave
– Bashkëpunimi mes bizneseve dhe formimit profesional
– Lidhja e institucioneve të arsimit të lartë me bizneset për të “prodhuar” punonjës efiçent dhe sipërmarrës.