Çfarë është dekolorimi dhe çfarë duhet të dimë për bjondet?

Çfarë është dekolorimi dhe çfarë duhet të dimë për bjondet?

Dekolorimi është një proçes kimik i cili çel ose zbardh ngjyrën e flokëve.
Çdo nuancë që kanë fijet e flokut ka pigmente të niveleve të ndryshme, të cilat shpërbëhen dhe kjo varet nga gjendja si edhe lloji i flokut.
Sa më gjatë të qëndrojë dekoloranti në flokë aq më shumë pigment shpërbëhet dhe aq më shumë çelet floku.
Flokët që kanë më shumë fije bjonde, e kanë më të lehtë të kthehen në nuancat platin, ndërsa flokët më të errët si brunet/kafet me shumë gjasa do të rezultojnë në një ngjyrë të verdhë ose e kuqe e ngrohtë pas aplikimit të parë.
Kini kujdes që gjithmonë pas dekolorimit të përdorni produktet e duhura për mirëmbajtjen e flokut.
Në TESS studentët praktikojnë teknikat e avancuara të lyerjes duke përdorur dekolorantët më inovativ siç është Tolerance, një dekolorant në formë vaji pa amoniak.