Thirrje për aplikime për Connected Through Mobility

Thirrje për aplikime për Connected Through Mobility

TESS – Tirana Esthetics & Style School dhe Kolegji Profesional i Tiranës në bashkëpunim me MeOut Group me mbështetjen e Komisionit Europian organizojnë raundin e parë të mobiliteteve afatshkurtra në kuadër të projektit Lidhur Përmes Mobilitetit (Connected Through Mobility) (EAC-2020-0865) për nxënësit/ studentët pjesëmarrës në arsimin profesional në Shqipëri. Për studentët shqiptarët, projekti i parë afatshkurtër në kuadrin e mobilitetit do të zhvillohet në Budapest, Hungari nga data 25 mars – 22 prill 2022.

Qëllimi kryesor i projektit pilot është zbatimi i programeve ndërkombëtare të mobilitetit profesional në katër vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Programi afatshkurtër i mobilitetit përfshin 1 muaj trajnim profesional në Hungari.

Objektivat e mobilitetit:

  • forcimi i kompetencave kyçe dhe aftësive për jetën, në veçanti në aspektin e mësimit të gjuhëve dhe aftësive digjitale
  • mbështetja e zhvillimit të aftësive specifike për punë, të cilat janë të nevojshme në tregun aktual dhe të ardhshëm të punës
  • nxitja e cilësisë, transparencës dhe njohjes së rezultateve të të nxënit të periudhave të mobilitetit jashtë vendit, veçanërisht duke përdorur mjete dhe instrumente evropiane

 

Forcimi i dimensionit evropian të mësimdhënies dhe të nxënit duke:

  • promovuar vlerat e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, tolerancës dhe pjesëmarrjes demokratike
  • promovuar njohuritë për trashëgiminë përbashkët evropiane dhe diversitetin
  • mbështetur zhvillimin e rrjeteve profesionale në të gjithë Evropën

 

Ne kërkojmë:

  • 10 studentë që kanë dëshirë të marrin pjesë në mobilitet afatshkurtër (1 muaj) dhe të gatshëm për të kryer praktikën profesionale  në një kompani pritëse
  • 1 mësues shoqërues

 

Kushtet paraprake:

  • Nxënës/ studentë që ndjekin arsimin profesional në klasën e tretë ose të katërt (mosha 16-19 vjeç)
  • Një nivel i caktuar i njohurive të gjuhës angleze\
  • Interes për të fituar përvojë në një vend të huaj dhe zhvillim personal
  • I/ e hapur për të mësuar në një mjedis ndërkombëtar
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive me njerëz të tjerë

 

Procesi i aplikimit:

  1. Një formular aplikimi i plotësuar online
  2. Intervistë e suksesshme përpara një komisioni përzgjedhës (në intervistë do të ftohen vetëm nxënësit/ studentët e përzgjedhur)

 

Kur dhe Ku? Budapest, Hungari nga data 25 mars – 22 prill 2022

Kushtet e nxënësve/ studentëve:

Akomodimi – Shpenzimet e akomodimit mbulohen nga programi. Nxënësit/ studentët do të ndajnë dhomat me njëri-tjetrin, ku do të ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme komunale për qëndrimin e tyre.

Transporti ndërkombëtar – Transporti vajtje-ardhje nga Shqipëria në Hungari do të mbulohet nga programi.

Sigurimi – Pjesëmarrësit do të përfitojnë sigurim shëndetësor të mbuluar nga programi.

Viza – Organizatorët mund të mbulojnë tarifat e vizave të pjesëmarrësve të përzgjedhur.

Pagesa – Pjesëmarrësit do të marrin para xhepi për shpenzimet e ushqimit ose do të përfitojnë të gjitha vaktet e plota gjatë qëndrimit të tyre.

Mbështetja e përgjithshme – Gjatë gjithë periudhës së trajnimit nxënësve/ studentëve do t’u ofrohet mbështetje e vazhdueshme nga mbikëqyrësi dhe mësuesi shoqërues si edhe nga stafi vendas.

Data e fundit e aplikimit – 20 shkurt 2022

Nëse ju nevojitet informacion i mëtejshëm në lidhje me këtë përvojë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.

Kontakt: +355694000014