Ekspozita “Prekje” e pedagoges Linda Guri në COD tek Kryeministria

Ekspozita “Prekje” e pedagoges Linda Guri në COD tek Kryeministria

“Për të krijuar këtë ekspozitë jam frymëzuar nga dy elemente: njeriu dhe gjendja e tij.
Zgjodha femrën tek njeriu, pasi vetë qenia e saj komplekse, përcjell fuqishëm gjendjen po aq komplekse, në shumë dimensione. Zgjodha ngjyrat për t’i dhënë jetë dimensioneve të gjendjeve të saj, duke i trajtuar ngjyrat, me shpërthime, lëvizje, impresionizëm për t’i dhënë jetë perceptimit tim, duke jua sjelle në këtë ekspozitë, si një përcjellje shpirtërore dhe emocionale por edhe të mendimit, për të zgjuar sërish gjendje tek ju.”
Ekspozita është e hapur deri në datën 28 Shkurt