Përse nuk duhet t’i lëmë pas dore maskat e flokëve?

Përse nuk duhet t’i lëmë pas dore maskat e flokëve?

Maskat e flokëve mund të quhen gjithashtu trajtime për ushqyerjen e thellë ose intensive të flokëve.
Ajo që i bën ato të ndryshme nga balsami me veprim të menjëhershëm është se përbërësit zakonisht janë më të përqëndruar dhe maska lihet në flokët tuaj për më gjatë – nga 20 minuta deri në disa orë.
Shpesh dëgjojmë se disa lloje maskash flokësh mund të bëhen në shtëpi nga përbërësit që mund t’i keni tashmë në kuzhinë, si bananet, mjalti apo edhe e verdha e vezës.
Por patjetër që efekti i tyre nuk krahasohet me atë të maskave profesionale të aplikuara nga profesionistë sipas specifikave të flokut apo skalpit tuaj.
Përfitimet kryesore të maskave janë
– Flokë të shëndetshëm
– Më shumë shkëlqim
– Lehtësi në krehje
– Skalp më i shendetshëm
– Flokë më të fortë
Kini kujdes
Aplikojini gjithmonë maskat në flokë të tharë me peshqirë, pra jo plotësisht të lagur pasi vetëm në këtë mënyrë përbërësit depërtojnë në fije e nuk rrëshkasin nga floku.
Po ju sa herë bëni maska trajtuese për flokët tuaj?