“Nature Meets Art” Fashion Show nga studentët e sapo diplomuar në TESS

“Nature Meets Art” Fashion Show nga studentët e sapo diplomuar në TESS

“Nature Meets Art” Fashion Show nga studentët e sapo diplomuar në TESS u zhvillua më 7 Korrik, pranë Parkut të Madh të Liqenit Tiranë, në një zonë të kuruar me kujdes dhe vëmendje ndaj natyrës, për të përcjellë krijimet e studentëve.

Secili student së bashku me pedagogun udhëheqës për temën e diplomës fillimisht krijuan një skicë me idetë, si edhe u konsultuan për gjetjen dhe përdorimin e elementëve të cilat shin nga deti e natyra si lule, gjethe, guacka, kallamishte, luledielli etj.

Finalizimi i projektit nisi në orën 8 të mëngjesit dhe pas një dite shumë intensive e sfiduese, ja dolën me sukses të paraqesin përpara anëtarëve të jurisë Balina Bodinaku, Linda Guri dhe Armand Habazaj krijimet e tyre të organizuara në një sfilatë të mirëfilltë e shumë të vecantë.

Emrat respektivë si më poshtë:

Alba Përleka, Alessandra Lysanchuk, Anisa Hakaj, Anxhela Saliaj, Anxhela Shyti, Ebi Dedi, Elisjana Frroku, Erisa Mimin, Gentjana Kalemi, Hankushe Lazaj, Ilaria Tahiri, Klaudjo Mema, Klea Metaj, Kleodjana Hokja, Kriselda Isufaj, Ledjana Camaj, Leonora Hasani, Marsila Muçollari, Shelin Kurti, Violeta Kasmi, Xhesika Çapoku, Xhojsava Isaku, Zerina Methasa.