Shpallen listat e fituesve të Raundit I pranë Kolegjit Profesional të Lartë TESS për vitin akademik 2022-2023
Listat e fituesve që kanë zgjedhur një nga programet e studimit pranë Kolegjit Profesional të Lartë TESS, në portalin e maturës shtetërore Raundi i parë.
- Fituesit e programit Estetikë
- Fituesit e programit Hair Artist
- Fituesit e programit Make Up Artist
- Fituesit e programit Manaxhimi i SPA-ve dhe biznesit të bukurisë
Njoftojmë se të gjithë kandidatët duhet të paraqiten në ambientet e Kolegjit Profesional të Lartë TESS, pranë Sekretarisë Mësimore për të kryer regjistrimin dhe dorëzimin e dokumentacionit si vijon:
- Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës;
- Diploma e shkollës së mesme dhe çertifikata e provimeve të maturës (fotokopje e noterizuar);
- Mandat – pagesa e tarifës së shkollës (klikoni këtu për të shkarkuar mandatin);
- Fotografi format dokumenti (2 kopje).
Data: 02-15 Shtator 2022
Orari: Nga e hëna – në të shtunë, 08.00 – 16.00.
Për informacione shtesë na kontaktoni në: +355694000014 / +355694000113 / [email protected].