Të pëlqen industria e bukurisë dhe mirëqenies? Bëhu profesionist nga TESS.

Të pëlqen industria e bukurisë dhe mirëqenies? Bëhu profesionist nga TESS.

Një nga gjërat më pak të lehta për shumicën e njerëzve është zgjedhja e një karriere profesionale që zgjat për gjithë jetën. Disa prej nesh i zbulojnë shpejt pasionet e tyre dhe fokusohen tek ajo që i tërheq më shumë duke siguruar një punë që jep kënaqësi dhe që nuk ndjehet aspak si rëndesë gjatë ditës, por si një argëtim që prodhon para.
Në fushën e bukurisë, ata që janë të prirur drejt arteve mund të gjejnë veten me një profesion fitimprurës nëse investojnë edukimin e tyre si grimierë dhe stilistë për flokët. Ata që e shohin veten më pranë bukurisë së lëkurës, jetës së shëndetshme, ushqimit të mirë dhe mirëqënies, bëhen kurues të lëkurës duke fituar njohuri në trajtimet e fytyrës dhe trupit si estetistë profesionistë.
Ndërsa për ata që pëlqejnë edhe bukurinë edhe menaxhimin, pozicionimi si menaxherë në fushën e bukurisë ofron një të ardhme në biznes e cila shfaqet edhe sfiduese edhe e këndëshme.
Pas përfundimit të studimeve të Kolegjin e Lartë Profesional TESS, diplomat në Make Up Artist, Hair Artist, Estetikë dhe Menaxhim i Spa dhe Biznesit të Bukurisë, i krijojnë studentëve hapësira punësimi në Shqipëri dhe jashtë saj, si profesionistë në një nga industritë më fitimprurëse në botë, atë të bukurisë dhe mirëqënies.
Ndërsa si artist mund të punosh edhe freelencer (profesionist i lirë) dhe të organizosh vetë oraret e tua dhe punët që dëshiron të marrësh përsipër, në menaxhim dedikimi është i nevojshëm pasi strukturat e biznesit të bukurisë janë të etura për menaxherë të Spa brenda dhe jashtë strukturave hoteliere, menaxherët marketingu dhe menaxherë shitje në kompanitë që prodhojnë dhe shpërndajnë produkte bukurie.

Në ditët e sotme, të rinjtë po kërkojnë të jenë profesionistë me edukim të lartë edhe në zanate të cilat më parë fitohesin me kurse më modeste.
Statistikat në Shtetet e bashkuara të Amerikës tregojnë se shumica e makeup artist-ave kanë diploma të nivelit të lartë. (Burimi: https://www.zippia.com/makeup-artist-jobs/demographics/)

 

 

Po njësoj paraqitet situata e edukimit edhe për profesionistët e flokëve në USA. Mbi 50 % e tyre kanë marrë edukim të lartë për profesionin përkatës.

 

(Burimi: https://www.zippia.com/hair-stylist-jobs/demographics/)

Edhe për estetistët e licensuar në USA, është i rëndësishëm edukimi në shkollë të lartë dhe universitet.

 

(Burimi: https://www.zippia.com/licensed-esthetician-jobs/demographics/)

Cfarë duhet zgjedhur për të përmbushur nevojat e tregut si profesionist të bukurisë? Së pari duhet marrë informacion për seriozitetin e shkollave dhe diplomat që ato ofrojnë. A janë kurse të licensuara apo programe? Shkollat që kanë statusin “Kolegj Profesional i Lartë” janë të licensuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit. Kolegji Profesional i Lartë është një institucion i arsimit të lartë dhe ofron diploma të nivelit të lartë. Në Tirana Esthetics and Style School programet janë 1 dhe 2 vjecare duke ofruar diplomat profesionale përkatëse.
Së dyti, duhet bashkuar pasioni, talenti dhe vullneti për të zgjedhur degën e duhur. Nëse fusha e bukurisë të pëlqen, por nuk të duket se ke talent artistik, ndoshta është momenti të mendosh të studiosh për menaxhim në fushën e bukurisë.

Zgjidh një profesion që të argëton, dhe nuk do ndjehesh asnjëherë si në punë.