Mobilitet në Greqi! Thirrje e hapur për projektin Connected Through Mobility!

Mobilitet në Greqi! Thirrje e hapur për projektin Connected Through Mobility!

TESS – Tirana Esthetics & Style School bashkëpunim me MeOut Group me mbështetjen e Komisionit Europian organizojnë raundin e dytë të mobiliteteve afatshkurtra në kuadër të projektit Lidhur Përmes Mobilitetit (Connected Through Mobility) (EAC-2020-0865) për studentët pjesëmarrës në arsimin profesional në Shqipëri.

Për 5 studentë nga TESS, programi i shkëmbimit afatshkurtër në kuadrin e mobilitetit do të zhvillohet në Selanik, Greqi në periudhën Tetor – Nëntor 2022.

Studentët do të jenë nga programet:
1️⃣ Estetikë
2️⃣ Hair Artist
3️⃣ Make Up Artist
4️⃣ Menaxhim i SPA-ve dhe biznesit të bukurisë

Qëllimi kryesor i projektit pilot është zbatimi i programeve ndërkombëtare të mobilitetit profesional në katër vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Programi afatshkurtër i mobilitetit përfshin 1 muaj trajnim profesional në Greqi në sallone, qendra estetike dhe SPA.

Projekti Connected Through Mobility është pjesë e mekanizmit të financimit të Instrumentit të BE-së (IPA II) dhe është financuar nga Bashkimi Europian.

@europeancommission @meout_group

APLIKONI KËTU: LINKU