YEEP (Youth Entreprenurship Education Program)

YEEP (Youth Entreprenurship Education Program)

19-20-21 Shkurt 2023

Studentët dhe stafi i Kolegjit TESS patën mundësinë të ishin pjesë e programit YEEP (Youth Entreprenurship Education Program) përmes Bootcamp-eve në Tiranë, Durrës dhe Elbasan organizuar nga @changemakersalbania dhe @gyeekclub

Ditën e parë Rafaela Rica , sipërmarrësja dhe CEO e Iceberg Communication, na tregoi se si mund të zbulojmë një ide biznesi e çfarë është një sipërmarrës self-made?

Gentjan Shaqiri, trajner dhe pedagog i Fakultetit Ekonomik, Universitetit apo Tiranës. Tema e tij kryesore që ai e prezantoi në një mënyrë shumë interaktive dhe duke përfshirë të gjithë, ishte për aftësitë e lidershipit dhe si mund të mobilizojmë të tjerët për sipërmarrjen.

Dritan Mezini në rolin e një sipërmarrësi, trajneri dhe CEO i DM Consulting Services. Gjatë prezantimit të tij ai na shpjegoi se si të menaxhojmë një biznes online dhe si një sipërmarrës mund të punojë me botën dixhitale.

Elisa Tërshana, menaxhere projektesh dhe konsulente biznesi foli mbi mënyrat se si mund të dallojmë mundësitë, si të dallojmë çfarë duan konsumatorë dhe si të ndërtojmë vizionin.

Reila Bozdo trajtoi temën e fundit “Si të ndërtojmë sukses në treg përmes marketingut?” ku na shpjegoi të gjithëve se si të ndërtojmë suksesin me ndihmën e marketingut.

Lidhja e Evropës Qendrore me Ballkanin Perëndimor

Bootcamps janë pjesë e projektit “Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial për punësueshmërinë e të rinjve në Ballkanin Perëndimor” dhe të mbështetur nga Komisioni Evropian

MeOut Production