PEDAGOGIA E TESS ELONA ZAIMI NA TREGON MBI TENDENCAT E GRIMIT VJESHTË – DIMËR 2023 / 2024 NGA MILANO FASHION WEEK

PEDAGOGIA E TESS ELONA ZAIMI NA TREGON MBI TENDENCAT E GRIMIT VJESHTË – DIMËR 2023 / 2024 NGA MILANO FASHION WEEK

Në sfilatat e ” Milano Fashion Week ” shohim një shumëllojshmëri detajesh dhe frymëzimesh të cilat bien në kundërshtim me njëra tjetrën por të gjitha krijojnë një kuadër më të plotë të botës së bukurisë. Në sfilata gjejmë baza shumë natyrale dhe perfekte, në të cilat shpesh vihet theksi tek faqet me anë të Blushit duke u sfumuar shumë mirë dhe në mënyrë shumë delikate bashkohet me Highliterin likuid.

Kjo bën që të drita të reflektojë dhe të theksojë strukturën e kockës të zigomatikut. Pastërtia e lëkurës bën kontrast me sytë e fortë Smokey akoma më tepër të theksuara me ngjyrën e zezë e cila shpesh përhapet dhe në mënyrë të crregullt duke qënë shpesh me një efekt shkëlqyes ose në formë glossy (shkëlqyesi) për një rezultat Rock and Roll.

Kemi dhe tendencën e penelit të zi vecanërisht në mënyrë shumë elegante, grafike ose vetëm në gjysmën e syrit që zgjatet në fund. Në disa prej sfilatave shohim dhe rimelin ose penelin me ngjyra duke krijuar kontraste të forta.

Buzët janë më natyrale se kurrë, në pjesën më të madhe të sfilatave janë me ngjyrë shumë të lehtë ose nuk lyhen me asgjë duke ruajtur natyralitetin e tyre. Por në disa prej sfilatave buzët i shohim dhe të kuqe, rozë apo të zezë.
Gjithashtu shohim dhe sytë e lyer me ngjyra të lehta pastel, qerpik fallco, konture që theksojnë zigomatikun apo vetulla të ngritura lart dhe me ngjyrë.

ACT  N° 1

Key mua: Elena Bettanello
Key hair: Pier Paolo Lai
Team Make up: Gabrielle Brunelli  “La Truccheria”
Më poshtë pedagogia e Kolegjit TESS Elona Zaimi e cila pas një trajnimi intensiv mbi “Masterclass Beauty-SkinCare MFW”, na tregon se si ishte prapaskena e javës së modës, si një ndër artistët e make up të përzgjedhur për të grimuar modelet e sfilatës ACT N° 1 në Milano Fashion Week.


Ky koleksion i Luca Lin në bashkëpunim me Ara Lumiere ndërthur tradicionalen me modernen, ai përmban këmisha, fustane, pantallona mëndafshi unisex dhe oversized të cilat kanë të printuar shkrime si  ACT  N° 1, elemente dekorative të frymëzuara nga kostumet tradicionale kineze dhe nga pikturat kineze të punuara me akuarel. Veshjet janë një kombinim i xhaketës, këmishës dhe korsesë japin efektin e mbulimit por dhe zbulimit të linjave të trupit. Detajet zbukuruese prej metali në disa prej veshjeve janë përdorur për të shtuar atmosferën Punk në koleksion kombinuar dhe me flokët. Një risi ishin cantat e vogla ku vendoset celulari si një aksesor.
ACT  N° 1  i ka kushtuar gjithmonë rëndësi  kauzave për mbështetjen e grave në të gjithë botën të cilat luftojnë në kushte të padrejta dhe dhunës ndaj tyre. Ashtu si dhe ky projekt është në mbështetje të grave të lënduara nga sulmet me acid, një përqindje e të ardhurave do të shkojnë për to.
Flokët dhe grimi janë frymëzuar nga kostumet antike tradicionale kineze. Baza e grimit është shumë natyrale , me prekje shumë të lehta të produkteve kozmetike duke u përqëndruar më tepër tek kujdesi ndaj lëkurës që të dukët sa më perfekte . Nuk ka konture dhe as Blush , sytë nuk kane rimel dhe buzët qendrojnë natyrale me ngjyrën e tyre. Vetullat janë të fiksuara për lart dhe me ngjyrën e tyre. Disa nga modelet kanë të punuara sytë  me linja të drejta grafike ose Smokey që  vazhdon duke u sfumuar në fund. Një pjesë tjetër e modelëve kanë të ngjitura lule të thata ne fytyrë ose trup ose shkrimin ACT  N° 1 duke u harmonizuar me flokët dhe veshjet. Modeli i flokëve është i shumëllojshëm duke u përshtatur me veshjen. Disa nga modelët kishin flokët e ngritura lart për të dhënë efektin Punk , kurse tek disa modele femra  kishin kurora te punuara me flokun dhe me  lulet e thata.