Thirrje e hapur për projektin Connected Through Mobility!

Thirrje e hapur për projektin Connected Through Mobility!

TESS – Tirana Esthetics & Style School bashkëpunim me MeOut Group me mbështetjen e Komisionit Europian organizojnë raundin e tretë të mobiliteteve afatshkurtra në kuadër të projektit Lidhur Përmes Mobilitetit (Connected Through Mobility) (EAC-2020-0865) për studentët pjesëmarrës në arsimin profesional në Shqipëri.
Për 5 studentë nga TESS, programi i shkëmbimit afatshkurtër në kuadrin e mobilitetit do të zhvillohet në Poloni në periudhën Prill – Korrik 2023.

Studentët do të jenë nga programet:
1.Estetikë
2.Hair Artist
3.Make Up Artist
4.Menaxhim i SPA-ve dhe biznesit të bukurisë

Qëllimi kryesor i projektit pilot është zbatimi i programeve ndërkombëtare të mobilitetit profesional në katër vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Programi afatshkurtër i mobilitetit përfshin 1 muaj trajnim profesional në Sllovaki në sallone, qendra estetike dhe SPA.
Projekti Connected Through Mobility është pjesë e mekanizmit të financimit të Instrumentit të BE-së (IPA II) dhe është financuar nga Bashkimi Europian.

@europeancommission @meout_group .