Thirrje e hapur për projektin Grow in VET
TESS – Tirana Esthetics & Style School bashkëpunim me MeOut Group, me mbështetjen e Komisionit Europian, organizojnë mobilitete afatshkurtra në kuadër të projektit Rritje në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (Grow in VET). Për 6 studentë nga TESS, programi i shkëmbimit afatshkurtër do të zhvillohet në Hungari në periudhën 23 Shtator – 14 Tetor 2023.
Studentët do të jenë nga programet:
1️⃣Estetikë
2️⃣Hair Artist
3️⃣Make Up Artist
4️⃣Menaxhim i SPA-ve dhe biznesit të bukurisë
Programi afatshkurtër i mobilitetit përfshin 21 ditë eksperiencë profesionale në Hungari në sallone, qendra estetike dhe SPA. Apliko për pjesëmarrje në këtë link.