Shpallje pozicioni vakant pranë TESS

Shpallje pozicioni vakant pranë TESS

Kolegji Profesional i Lartë TESS shpall thirrjen për aplikime për Rektor.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin e Kolegjit dhe Rregulloren e Institucionit, si Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” e në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, janë si më poshtë:

a. Të jetë shtetas shqiptar;
b. Të ketë Titullin Akademik “Profesor”.
c. Të jetë diplomuar në fushën e arteve ose shkencave ekonomike;
d. Të ketë më shumë se 5 (pesë) vjet eksperiencë pune në fushën e mësimdhënies apo kërkimit shkencor;
e. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
f. Të mos jenë në ndjekje penale dhe të mos jetë dhënë ndaj tij masë e sigurimit personal;
g. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale me dashje;
h. Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë ushtrimin e detyrës/funksionit.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Kërkesë me shkrim për vendin që aplikon/konkurron;
b. Curriculum Vitae;
c. Dokument Identifikimi (Letërnjoftim ID /Pasaportë);
d. Kopje të noterizuar të diplomave dhe Titullit Akademik “Profesor”;
e. Kopje të noterizuar të librezës së punës;
f. Vërtetim nga punëdhënsi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
g. Vërtetim/Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
h. Vërtetim/Dokument që vërteton se nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
i. Dëshmi penaliteti (brenda tri muajve të fundit);
j. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
k. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në CV.

Diplomat, certifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, duhet të jenë të përkthyera dhe të shoqërohen me certifikatën e njehsimit, bazuar në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni duhet dërguar në Kolegjin Profesional të Lartë TESS.
Adresa: Rruga “Gjeneral Nikols” Pallati Shushica, kati i parë. Tiranë, Shqipëri.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervistë të drejtëpërdrejtë.
a. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e tyre.
b. Në lidhje me intervistën kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me funksionet e pozicionit të Rektorit;
c. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
d. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Aplikimet për Rektor të TESS, fillojnë në datë 17.10.2023 dhe përfundojnë më datë 27.10.2023.

Dokumentacioni përkatës do të dorëzohet i inventarizuar pranë zyrës së protokollit në TESS në intervalin kohor 08:00 deri në 16:00, nga dita e hënë në të premte.