TESS zgjeron bashkëpunimin me rrjetin e partnerëve ndërkombëtarë

TESS zgjeron bashkëpunimin me rrjetin e partnerëve ndërkombëtarë

Me qëllim inovacionin, përmirësimin e kurrikulave, shkëmbimin e eksperiencës profesionale dhe përditësimin me të rejat në fushën e formimit profesional në industrinë e bukurisë dhe mirëqenies, TESS zgjeron bashkëpunimin me rrjetin e partnerëve ndërkombëtarë.

Ky rrjet i krijuar nga Poliestetico di Milano bëri që TESS të ishte në Milano të Italisë më 11 Korrik 2023, në Poliestetico di Milano, Institutin e Bukurisë dhe Kozmetikës, me një rrugëtim mbi 15-vjeçar studimesh akademike, kërkimesh të specializuara dhe një komitet shkencor e tekniko-artistik të përbërë nga figura të nivelit më të lartë universitar dhe multidisiplinar, përfaqëson kategorinë e re akademike italiane që bashkon shkenca, teknika dhe arti për të sjellë përsosmëri në botën e Bukurisë dhe për të ndërtuar një avangardë të re profesionale.