Pronësia Intelektuale, Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe bashkëpunimi me IAL-të

Pronësia Intelektuale, Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe bashkëpunimi me IAL-të

Tirana Esthetics and Style School – TESS ishte pjesë e forumit me përfaqësues të Institucioneve të Arsimit të Lartë të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në bashkëpunim me GIZ Albania në kuadër të Platformës së Partneritetit të Integrimit Europian, si një partner shumë i rëndësishëm në procesin e promovimit dhe respektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e IAL-ve u njohën me rëndësinë e procesit të negociatave të integrimit evropian dhe hapat që po kalon ky proces, rëndësinë e Platformës së Partneritetit të Integrimit Europian si dhe me dokumentin më të rëndësishëm në fushën e pronësisë intelektuale, Strategjinë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2022-2025.
Kjo tryezë ngjalli interes të veçantë pasi u diskutuan çështje të cilat lidhen çdo ditë me përditshmërinë e punës tonë si edukues të brezit të ri.
DPPI ftoi Universitetet të jenë partnerë bashkëpunues dhe të propozojnë forma të ndryshme bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse që merren me regjistrimin dhe promovimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në vendin tonë.