Thirrje e hapur për projektin Grow in VET!

Thirrje e hapur për projektin Grow in VET!

TESS – Tirana Esthetics & Style School bashkëpunim me MeOut Group me mbështetjen e Komisionit Europian organizojnë mobilitete afatshkurtra në kuadër të projektit Rritje në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (Grow in VET).

Për 13 studentë nga TESS, programi i shkëmbimit afatshkurtër do të zhvillohet në Greqi në periudhën 11 Maj deri në 9 Qershor.

Studentët do të jenë nga programet:
1️⃣Estetikë
2️⃣Hair Artist
3️⃣Make Up Artist
4️⃣Menaxhim i SPA-ve dhe biznesit të bukurisë

Programi afatshkurtër i mobilitetit përfshin 30 ditë eksperiencë profesionale në Greqi në sallone, qëndra estetike dhe SPA.

Apliko për të marrë pjesë!