Rektorët takohen me Kryetaren e Kuvendit: Arsimi i lartë në fokus të integrimit Europian
Rektori i Kolegjit Profesional të Lartë TESS, Prof. Dr. Ferid Hudhri, mori pjesë në takimin e organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me rektorët e universiteteve. Spiropali theksoi rëndësinë e arsimit, inovacionit në financim dhe forcimit të bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat.
Në këtë takim, Rektori Artan Hoxha vlerësoi dialogun si një hap të rëndësishëm në mbështetje të institucioneve të arsimit të lartë, sidomos në kontekstin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Ai nënvizoi se integrimi europian kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe se arsimi është një nga shtyllat kryesore të këtij procesi, duke theksuar nevojën për adresimin e sfidave, përfshirë projektligjin për shkencën, dhe përshtatjen e institucioneve me kërkesat e kohës.
