Pharma Beauty Experience
Pharma Beauty Experience ishte një event i veçantë që bashkoi botën e farmacisë me atë të kujdesit për bukurinë, i zhvilluar në një ambient të veçantë siç është Comfort Zone Village në Parma – një vend i njohur për qasjen e tij të qëndrueshme dhe inovative ndaj bukurisë. Drejtuesi i Departamentit të Kozmetologjisë Dr. Ani Xhafa mori pjesë në këtë takim.
Event zgjati dy ditë 28 Shkurt- 1 Mars 2025, duke ofruar:
- Workshop-e dhe prezantime mbi përbërësit aktivë, teknologjitë e reja dhe formulimet e avancuara në kujdesin e lëkurës.
- Demostrime live të trajtimeve të ndryshme estetike.
- Mundësi për rrjetëzim profesional midis farmacistëve, estetistëve dhe profesionistëve të bukurisë.
- Theks i veçantë mbi qëndrueshmërinë dhe praktikat ekologjike, në përputhje me filozofinë e Comfort Zone.
Ambjentet e Comfort Zone Village e bënë përvojën edhe më të veçantë, me hapësira relaksuese dhe mikpritje të ngrohtë.