Evolucioni i gjuhës si mjet komunikimi në epokën digjitale – Ndikimi i influencerëve

Evolucioni i gjuhës si mjet komunikimi në epokën digjitale – Ndikimi i influencerëve

Leksion i hapur nga Natasha Poroçani

Në epokën digjitale, gjuha ka pësuar ndryshime të mëdha si pasojë e mënyrave të reja të komunikimit. Rrjetet sociale, mesazhet e shkurtra dhe platformat vizuale kanë ndikuar në thjeshtimin, shkurtimin dhe shpesh edhe në transformimin e mënyrës se si njerëzit shprehen. Në këtë proces, influencerët kanë luajtur një rol kyç. Ata jo vetëm që ndikojnë në mënyrën si flasim, por shpesh formësojnë fjalorin dhe shprehjet e përdorura nga një brez i tërë. Fjalë të reja, slang, dhe forma të reja të komunikimit vizual (emoji, meme) janë bërë pjesë e përditshmërisë, duke reflektuar fuqinë e mediave digjitale në evoluimin e gjuhës moderne.