The Present Time – Davines

The Present Time – Davines

Studentët dhe stafi i TESS ishin të pranishëm në eventin e Davines ku u  prezantua linja më e re në portofolin e Davines Color, The Present Time, linja e ngjyrave alkaline demi-permanente me përbërës të çertifikuar organik rigjenerues.  Në koleksionin The Present Time nga Davines, arti dhe inovacioni bashkohen, duke sjellë një vizion të ri për ngjyrën dhe dizajnin e flokëve. Eksperiencë unike për studentët e programit Hair Artist që do të kenë mundësinë ekskluzive të përjetojnë nga afër një prej risive më të veçanta në botën e ngjyrimit profesional.