Trajnimi “Davines Blonde Advanced”
Gjatë dy ditëve të trajnimit “Davines Blonde Advanced”, u zhvilluan aftësitë dhe njohuritë në teknikat më të avancuara të zbardhimit të flokëve dhe arritjes së nuancave perfekte blonde. Trajnimi ishte i fokusuar në personalizimin e shërbimeve të zbardhimit, respektimin e strukturës së flokut dhe krijimin e rezultateve të ndritshme, të qëndrueshme dhe plot refleks.
Pjesa teorike përfshiu:
- Analizën e bazës natyrale dhe historikut të flokut të klientit;
- Zgjedhjen e dekolorantëve dhe oksidantëve sipas dëshirës dhe nevojave të klientit;
- Teknikat e avancuara të balyage, airtouch dhe highlights të personalizuara;
- Neutralizimin dhe tonifikimin për një finish harmonik;
- Mbrojtjen e integritetit të flokut me produktet profesionale Davines.
Pjesa praktike ofroi mundësinë për të aplikuar menjëherë njohuritë e fituara, duke forcuar aftësitë teknike, kreativitetin dhe sigurinë në procesin e zbardhimit.
Ky trajnim ishte një eksperiencë frymëzuese dhe kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin profesional si parukiere. Falënderoj ekipin Davines për mbështetjen dhe njohuritë e ndara, të cilat lehtësojnë arritjen e rezultateve të shkëlqyera për klientët. Në përfundim të trajnimit u shpërndanë certifikata.
