Partneritet Artistik me Teatrin Skampa të Elbasanit
Studentët e programit Make Up Artist dhe Hair Artist dhanë një kontribut të rëndësishëm artistik në komedinë misterioze “Shumë Pak Vrasës”, me regji të Rozi Kostanit, e cila u vu në skenë në Teatrin Skampa gjatë muajit Nëntor e Dhjetor 2025. Përgjatë gjithë përgatitjes dhe zhvillimit të shfaqjes, studentët u angazhuan në procesin profesional të grimit skenik dhe stilimit të flokëve të aktorëve, duke përshtatur pamjen sipas karaktereve dhe kërkesave dramaturgjike të veprës. Përmes këtij bashkëpunimi ata fituan eksperiencë reale në mjedisin teatror, zhvilluan aftësi teknike dhe kreative, si edhe u njohën me ritmin, standardet dhe komunikimin e një prodhimi artistik të mirëfilltë. Ky angazhim shërbeu si një praktikë e vlefshme profesionale dhe një mundësi konkrete për të demonstruar talentin, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e tyre në artin e grimit dhe stilimit.
