Shpallje pozicioni vakant pranë TESS

Shpallje pozicioni vakant pranë TESS

Kolegji Profesional i Lartë TESS shpall thirrjen për aplikime për Drejtues Departamenti.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin e Kolegjit dhe Rregulloren e Institucionit, si Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” e në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, janë si më poshtë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë Gradën Shkencore “Doktor”;
  3. Të jetë diplomuar në fushën e shkencave ekonomike, mjekësore ose juridike;
  4. Të ketë më shumë se 5 (pesë) vjet eksperiencë pune në fushën e mësimdhënies apo

kërkimit shkencor;

  1. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  2. Të mos jenë në ndjekje penale dhe të mos jetë dhënë ndaj tij masë e sigurimit personal;
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale me

dashje;

  1. Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë ushtrimin e detyrës/funksionit.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë me shkrim për vendin që aplikon/konkurron;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Dokument Identifikimi (Kartë Identiteti /Pasaportë);
  4. Kopje të noterizuar të diplomave dhe Gradës Shkencore “Doktor”;
  5. Kopje të noterizuar të librezës së punës;
  6. Vërtetim nga punëdhënsi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  7. Vërtetim/Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim

penal;

  1. Vërtetim/Dokument që vërteton se nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
  2. Dëshmi penaliteti (brenda tri muajve të fundit);
  3. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport

mjekësor për aftësinë në punë);

  1. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të

përmendura në CV.

 

Diplomat, certifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, duhet të jenë të përkthyera dhe të shoqërohen me certifikatën e njehsimit, bazuar në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni duhet dërguar në Kolegjin Profesional të Lartë TESS.

Adresa: Rruga “Gjeneral Nikols” Pallati Shushica, kati i parë. Tiranë, Shqipëri.

 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me

intervistë të drejtëpërdrejtë.

  1. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën,

trajnimet apo kualifikimet e tyre.

  1. Në lidhje me intervistën kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë,

kompetencën në lidhje me funksionet e pozicionit të Drejtues Departamenti;

Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Aplikimet për Drejtues Departamenti në TESS, fillojnë në datë 15.05.2026 dhe përfundojnë më date 01.09.2026. Dokumentacioni përkatës do të dorëzohet i inventarizuar pranë zyrës së protokollit në TESS në intervalin kohor 08:00 deri në 16:00, nga dita e hënë në të premte.