Trajnimi “Davines Blonde Advanced”

Trajnimi “Davines Blonde Advanced”

Gjatë dy ditëve të trajnimit “Davines Blonde Advanced”, u zhvilluan aftësitë dhe njohuritë  në teknikat më të avancuara të zbardhimit të flokëve dhe arritjes së nuancave perfekte blonde. Trajnimi ishte i fokusuar në personalizimin e shërbimeve të zbardhimit, respektimin e strukturës së flokut dhe krijimin e rezultateve të ndritshme, të qëndrueshme dhe plot refleks.

Pjesa teorike përfshiu:

  • Analizën e bazës natyrale dhe historikut të flokut të klientit;
  • Zgjedhjen e dekolorantëve dhe oksidantëve sipas dëshirës dhe nevojave të klientit;
  • Teknikat e avancuara të balyage, airtouch dhe highlights të personalizuara;
  • Neutralizimin dhe tonifikimin për një finish harmonik;
  • Mbrojtjen e integritetit të flokut me produktet profesionale Davines.

Pjesa praktike ofroi mundësinë për të aplikuar menjëherë njohuritë e fituara, duke forcuar aftësitë teknike, kreativitetin dhe sigurinë në procesin e zbardhimit.

Ky trajnim ishte një eksperiencë frymëzuese dhe kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin profesional si parukiere. Falënderoj ekipin Davines për mbështetjen dhe njohuritë e ndara, të cilat lehtësojnë arritjen e rezultateve të shkëlqyera për klientët. Në përfundim të trajnimit u shpërndanë certifikata.