Konferenca e Rektorëve
Me 40 rektorët e universiteteve publike dhe private, në një bisedë të hapur për cilësinë e institucioneve tona të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, që duhet të ngrihet në një tjetër stad përmes ndërkombëtarizimit dhe profilizimit.
Rektori i Kolegjit TESS, Prof. Dr. Ferid Hudhri, mori pjesë në Konferencën e Rektorëve, ku të pranishëm ishin 40 rektorë të universiteteve publike dhe jopublike të Shqipërisë, si edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e arsimit Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Konferencës së Rektorëve Artan Hoxha.
“Shqipëria po përgatitet në mënyrë të qëndrueshme për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke u fokusuar fort te ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe përfshirja e tyre në projekte dhe rrjete akademike europiane. Kapitulli 25 dhe 26 që drejtohen nga Ministria e Arsimit kanë një avancim shumë të kënaqshëm dhe mendojmë se do jenë kapitujt e parë që do të mbyllen! Në këtë kontekst, kërkimi shkencor duhet të ecë me hapin e kohës, të jetë konkurrues, i orientuar drejt inovacionit dhe i lidhur ngushtë me nevojat e tregut dhe sfidat bashkëkohore prandaj këtu e shohim njëri-tjetrin në të njëjtën barkë! Vetëm kështu, institucionet e arsimit të lartë mund të kontribuojnë realisht në zhvillimin ekonomik, social dhe teknologjik të vendit”, tha Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.
