KARAKTERIZIMI KIMIKO-FIZIK I KOZMETIKËS PËRMES TEKNIKAVE TË ANALIZËS TERMIKE DSC, TGA, TMA, PIKA E SHKRIRJES (MELTING) & PIKA E PIKIMIT (DROPPING POINT)

KARAKTERIZIMI KIMIKO-FIZIK I KOZMETIKËS PËRMES TEKNIKAVE TË ANALIZËS TERMIKE DSC, TGA, TMA, PIKA E SHKRIRJES (MELTING) & PIKA E PIKIMIT (DROPPING POINT)

Bota e kozmetikës është në evoluim të vazhdueshëm dhe, për të qëndruar në hap me risitë më të fundit të sektorit, është thelbësore të njihen teknikat e karakterizimit termik të produkteve të përfunduara dhe të lëndëve të para. Webinar-i, i organizuar nga Polo della Cosmesi në bashkëpunim teknik me METTLER TOLEDO, do të ofrojë mundësinë për të fituar njohuri mbi teknikat më të avancuara të analizës termike, të cilat do t’ju lejojnë të vlerësoni vetitë e produkteve kozmetike në mënyrë të saktë dhe efektive. Gjatë webinar-it, ekspertë të fushës zbuluan teknika të analizës termike më të përdorura në sektorin e kozmetikës. Në veçanti, u trajtuan këto tema: karakterizimi i produkteve kozmetike dhe i përbërësve të tyre përmes kalorimetrisë me skanim diferencial, termogravimetrisë dhe analizës termomekanike për përcaktimin e vetive të rëndësishme si: pikat e shkrirjes, pastërtia, përmbajtja e lagështisë, denaturimi i proteinave dhe fenomenet e avullimit; si dhe teknikat e karakterizimit termik si pika e shkrirjes, pika e vlimit, pika e pikimit dhe pika e zbutjes. Në webinar morën pjesë student të vitit të I e II të programit Estetikë.