ZGJERIMI I VIZIONIT PROFESIONAL: VIZITA STUDIMORE NË SPA

ZGJERIMI I VIZIONIT PROFESIONAL: VIZITA STUDIMORE NË SPA

Në kuadër të aktiviteteve për zhvillimin akademik dhe profesional, studentët e Programit të Estetikës si dhe alumni zhvilluan vizita studimore dy ditore në disa qendra SPA. Qëllimi i këtyre vizitave ishte zgjerimi i njohurive të studentëve mbi mjedisin profesional ku ofrohen shërbimet estetike dhe njohja më e afërt me kushtet reale të punës në industrinë e bukurisë dhe wellness-it.

Gjatë këtyre vizitave, studentët patën mundësinë të vëzhgojnë organizimin e shërbimeve në SPA, përdorimin e pajisjeve dhe produkteve profesionale, standardet e higjienës dhe sigurisë, si dhe mënyrën e menaxhimit të klientëve. Aktiviteti synoi gjithashtu të forcojë lidhjen midis njohurive teorike dhe zbatimit praktik, duke i ndihmuar studentët të kuptojnë më mirë kërkesat e tregut dhe standardet e cilësisë së shërbimeve. Njëkohësisht, këto përvoja kontribuojnë në zgjerimin e vizionit të studentëve për mundësitë e karrierës në fushën e estetikës dhe nxisin zhvillimin e frymës sipërmarrëse, duke i motivuar ata të konsiderojnë në të ardhmen krijimin ose menaxhimin e bizneseve të tyre në sektorin e bukurisë dhe mirëqenies.