Terapia Viscerale dhe Limfodrenazhi

Terapia Viscerale dhe Limfodrenazhi

Në kuadër të zhvillimit profesional të studentëve të estetikës, u organizua një leksion i hapur mbi “Terapinë Viscerale dhe Limfodrenazhin”, me fokus në rëndësinë e teknikave manuale në mirëqenien dhe kujdesin estetik. Gjatë aktivitetit, studentët patën mundësinë të njihen me parimet bazë të terapisë viscerale, efektet e saj në organizëm, si dhe përfitimet e limfodrenazhit në përmirësimin e qarkullimit dhe relaksimin e trupit. Leksioni ndërthuri informacionin teorik me demonstrim praktik, duke krijuar një eksperiencë të vlefshme dhe motivuese për studentët që synojnë të zhvillohen në fushën e estetikës dhe wellness-it.